Migration / Migracion

I have moved from Blogger to WordPress because I find the formatting to be easier and the whole service to be more diverse. The name of the blog is the same, find it in: analizaekonomike.wordpress.com

Kam kaluar nga Blooger tek WordPress sepse redaktimi eshte me i lehte dhe i gjithe sherbimi me i llojllojshem. Emri i blog-ut nuk ka ndryshuar, gjejeni tek: analizaekonomike.wordpress.com

Paradigma tragjike që shoqëria dhe ekonomia zhvillohen nga Shteti

Një veti që vazhdimisht e kam vërejtur tek popujt më pak të zhvilluar, si shqiptarët, është që në vend se të ketë llojshmëri në mendime, ka llojshmëri në fakte. Për shembull, po ti pyesësh 10 shqiptarë për të kaluarën historike (faktet), do ti marrësh 9 përgjigje të ndryshme. Por po t’i pyesësh për rolin ose meritat e ndonjë figure historike (mendimin personal), pothuajse të gjithë do të japin përgjigjen e njëjtë. Në botën e zhvilluar Perëndimore, faktet kuptohen pothuajse njëjtë nga të gjithë. Janë opinionet ato të cilat ndryshojnë. Shqiptarëve duket sikur edukimi i dobët nuk i ka dhënë atyre bazën e fuqishme dhe besimin e duhur për të krijuar mendime personale që ndryshojnë nga ato të tjerëve. Si rezultat, mendimet e tyre, sidomos ato për problemet shoqërore dhe ekonomike, kolektivizohen dhe shpesh janë shumë të ngjashme.

Continue reading “Paradigma tragjike që shoqëria dhe ekonomia zhvillohen nga Shteti”

Paradoksi politik i VETËVENDOSJE!-s

Nëse ndërkombëtarët janë kolonizatorë dhe duhet të largohen e ta lënë Kosovën të vetëqeveriset, si do të mbrohet Kosova ushtarakisht? Është e qartë që Serbia do të futet në Kosovë nëse KFOR-i nuk është aty. Ajo madje veç është e përfshirë ushtarakisht në veri edhe përkundër prezencës së KFOR-it. Vetëm një alternativë ekziston: ajo që është përdorur kur ka filluar lufta çlirimtare. Por nëse ajo alternativë ka dështuar gjatë luftës dhe si rezultat është kërkuar intervenimi i ndërkombëtarëve, atëherë çfarë arsyeje kanë lindur sot që na bëjnë të mendojmë se mund të funksionoj? Shqiptarët janë shumë pak të armatosur sot (pas çarmatosjes më 1999) dhe më pak të prirë për të luftuar pasi që e kanë krijuar një mirëqenie deri diku, të cilën nuk dëshirojnë ta rrezikojnë me konflikt fizik që ua përkujton atyre tmerret e 1998-99. (Ndaluni për një moment dhe pyetni veten a jeni të gatshëm ta përjetoni një konflikt të ngjashëm me atë para 11 viteve).

Continue reading “Paradoksi politik i VETËVENDOSJE!-s”