Kriza institucionale shumë e mirëseardhur

Bardhyl Salihu

Dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti marionetë i Presidentit na ka futur vendin në një “krizë institucionale”. Ose kështu së paku po thonë politikanë e analistë të cilët me mentalitetin tipik shqiptar të kopesë veç i kanë marrë dozat e tyre të euforisë. Të frikësuar nga paraliza e prodhuesit të mirëqenies dhe gjitha të mirave që vijnë nga Ai—shtetit—kjo kope po kërkon zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi dhe rikthimin e gjendjes së normalitetit, apo me fjalë tjera, atë të plaçkitjes dhe grabitjes në masë. Natyrisht, paraliza e pseudo-shtetit është tejet negative, na thonë ata, sepse puna e suksesshme e Tij në zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e standardit të jetesës nuk do të jetë e mundshme në një gjendje të tillë. Politikanët në opozitë, në anën tjetër, sillen vërdallë si ujqit e uritur që presin për copën e tyre të presë—qytetarin dhe taksapaguesin e ngratë. Në fund të ditës duket se lumi i “krizës” do të rrjedhë përfundimisht në liqenin e zgjedhjeve, rezultat ky i pritshëm dhe i cili i jep mundësinë qytetarëve të Kosovës ta ri-zgjedhin grupin e sunduesve për një mandat të ri.

Continue reading “Kriza institucionale shumë e mirëseardhur”

Nëse historia na mëson ndonjë gjë…(pjesa 3 nga 3)

Venediku mesjetar

Etjon Basha

Mbetemi të bindur që, nëse Franca e ka humbur lirinë e saj në dy raste të ndryshme tashmë, dhe ka parë se si Republika e saj demokratike kthehej në diktaturë dhe demokraci ushtarake, faji nuk është i popullit, por i centralizimit politik.

Mikail Bakunin

Continue reading “Nëse historia na mëson ndonjë gjë…(pjesa 3 nga 3)”

Nëse historia na mëson ndonjë gjë… (Pjesa 2 nga 3)

Etjon Basha

Pretendime madhështore

Artikulli në dy fjalë

Të thuash që demokracia është zbatimi në polikë i sistemit të konkurrencës së lirë është diçka shumë serioze. Shumë argumente janë hedhur në favor të demokracisë, aq shumë në fakt sa sot thuajse askush më nuk e vë në dyshim superioritetin e kësaj forme organizimi i politik. Mirëpo nga moria e këtyre argumenteve, thuajse të gjithë janë thjesht demagogji ku ngarkesa emocionale zëvendëson argumentet. Dy dhe vetëm dy argumente në favor të demokracisë meritojnë trajtim nga ana teknike. Njëri prej tyre, argumenti që demokracia shmang luftën civile, fatkeqësisht nuk mund të trajtohet këtu.

Continue reading “Nëse historia na mëson ndonjë gjë… (Pjesa 2 nga 3)”

Nëse historia na mëson ndonjë gjë… (Pjesa 1 nga 3)

Etjon Basha

Mrekullia më e madhe në histori

Qytetërimi, siç e njohim sot, është evropian. Një ndër ngjarjet më të rëndësishme të mbarë historisë së njerëzimit qe ngritja e kulturës evropiane në skenën botërore, kulminim i së cilës qe Revolucioni Industrial. Shekulli i XVIII dhe mbi të gjitha i XIX ndryshoi faqen e globit aq sa nuk kishin bërë 20 shekujt para tyre. Me Revolucionin industrial u shënua ngritja, të paktën në një pjesë të botës, të shumicës së njerëzve nga varfëria në mirëqënie. Për herë të parë shumica e popullsisë e konsideronte veten një klasë e mesme, jo më e varfër. Për herë të parë zhvillimi ekonomik konsiderohej i mirëqënë, dhe çdo brez priste me siguri që brezi tjetër do ishte shumë më i pasur. Për herë të parë mbizotëronte optimizimi.

Continue reading “Nëse historia na mëson ndonjë gjë… (Pjesa 1 nga 3)”

Nëse rregullimi financiar është kaq i mirë…

Etjon Basha

Shumë thuhet e shkruhet në mediat botërore (sepse këto tonat thjeshtë mbajnë ison) se rregullimi financiar i paplotë qe shkaktari kryesor i krizës globale financiare të 2008-ës. Pa kaluar mirë kriza, shtetet perëndimore i janë futur punës për të ‘plotësuar’ dhe ‘forcuar’ rregullimin, për të ‘mbrojtur’ sa më mirë investitorin dhe ‘ekonominë në përgjithësi’.

Continue reading “Nëse rregullimi financiar është kaq i mirë…”