Obsesioni i panevojshëm me bilancin tregtar

Bardhyl Salihu

Pothuajse çdo i dyti shkrim i cili merret me problemet ekonomike në Kosovë ia atribuon atyre bilancin negativ tregtar si shkak. Idetë merkantiliste në shkrimet e “analistëve” kosovarë janë ndonjëherë edhe më të shpeshta se demagogjia autarkike e Hugo Chavezit në Venezuelë. E vërteta është që arsyeja pse Kosova është vendi më i varfër në Evropë s’ka pothuajse asgjë të bëjë me bilancin negativ tregtar, dhe madje, të gjitha “zgjidhjet” që këta “analistë” i ofrojnë vetëm sa do ta përkeqësonin gjendjen ekonomike.

Continue reading “Obsesioni i panevojshëm me bilancin tregtar”

A duhet ta falënderojmë Qeverinë për ndërtimin e rrugëve?

Bardhyl Salihu

Rrugët magjistrale që janë ndërtuar dhe po ndërtohen rishtazi në Kosovë janë shpenzimi kryesor i Qeverisë qysh prej vitit 1999. Ato i ngjajnë rrugëve Evropiane, sidomos në krahasim me të vjetrat. Mbi të gjitha, ndërtimi i tyre e ka sjellë një formë optimizmi tek qytetarët për përmirësimin e infrastrukturës dhe ekonomisë në përgjithësi. Mirëpo, pavarësisht prej nevojës së rrugëve, pamjes estetike të tyre dhe përmirësimit të gjendjes infrastrukturore në Kosovë, a duhet ta falënderojmë Qeverinë për ndërtimin e tyre?

Continue reading “A duhet ta falënderojmë Qeverinë për ndërtimin e rrugëve?”

Protesta e 21 Janarit: ç’nuk mund të fshihet më

Etjon Basha

Në përgjithësi këtu përpiqem sa më shumë të shmang trajtimin e temave ‘të nxehta’ e aktuale politike, pasi për sa kohë debati politik vijon është thuajse e pamundur të dëgjohet arsyeja mbi sloganet.  Do kishte qenë pra e udhës të kisha pritur pak ditë para se të postoja diçka në lidhje me situatën e krijuar gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Mirëpo nga çasti i parë që ndoqa lajmet e deri tani, mu tipos në mëndje një përfundim të cilin dua ta ndaj. Përgjegjësi për të është e imja, pasi jam i sigurt që Bardhyli nuk do bie shumë dakort me mua.

Continue reading “Protesta e 21 Janarit: ç’nuk mund të fshihet më”

Shqipëria dhe Kriza Financiare Globale: mitet dhe realiteti ne 13 pika

Etjon Basha

1) A u përfshi Shqipëria në krizën financiare të 2008-ës?

Tani që debati politik mbi këtë çështje ka rënë disi, na lejohet të diskutojmë jashtë pasioneve politike dhe thjesht nga këndvështrimi ekonomik. Përgjigja është, në një fjalë: JO! Shqipëria nuk u përfshi në krizën financiare globale të 2008-ës. Madje do shkoja dhe më tej e do thosha se Shqipëria kurrë nuk ka kaluar ndonjë krizë financiare. Pse? Le ti marrin gjërat një nga një.

Continue reading “Shqipëria dhe Kriza Financiare Globale: mitet dhe realiteti ne 13 pika”

10 ekonomistët më të mirë të të gjitha kohërave

Etjon Basha dhe Bardhyl Salihu

1. Ludwig von Mises (1881 – 1973)

Vendi i parë i takon gjeniut të shkencës i cili e ri-ngjalli liberalizmin klasik dhe pothuajse individualisht e kompletoj Shkollën Austriake të ekonomisë. Mises është ai i cili për herë të parë në mënyrë të sofistikuar na shpjegoi pse në ekonomi ndodhin kriza dhe si duhet të kalohen; na shpjegoi pse socializmi dështon vetëm 3 vite pasi u vu në praktikë dhe pa e shkelur asnjëherë këmbën në një vend të tillë; na shpjegoi çka është roli i ekonomisë si shkencë dhe çfarë metodologjie na duhet ta studiojmë atë; se si intervenimi shtetëror nuk është “rrugë e mesme” por vetëm rrugë që shpije në socializëm; se si devijimi nga standardi i arit dhe rezervat 100% në një sistem të centralizuar monetar do të shkaktoj ç’rregullime ekonomike; në mes shumë gjërave tjera të cilat ekonomistët e kohës ose i lanë anash ose nuk arritën t’i shpjegojnë me fuqinë dhe qartësinë e Misesit.

Continue reading “10 ekonomistët më të mirë të të gjitha kohërave”