Vrima e zezë: Shteti

Bardhyl Salihu

Gazetari izraelit Uri Blau është njëri nga të mirët, ai e ka rrezikuar edhe jetën për t’i ndriçuar shumë skandale në politiken e Izraelit. Gërmimet në “vendet toksike” i kanë sjellë atij një urdhër për tu paraqitur në gjykatë si dhe thirrjet “tradhtar”. Puna e mirë e dikujt, megjithatë, nuk jep patjetër rezultate të mira.

Continue reading “Vrima e zezë: Shteti”

Kush duhet ta shkruaj historinë?

Bardhyl Salihu

Mendoni për zhvillimin e njohurisë. Individët kanë informata të ndryshme e të kufizuara, por ata bashkëveprojnë duke i shkëmbyer dhe duke ndikuar tek njëri-tjetri. Idetë i shembin idetë; vlerat i zëvendësojnë vlerat. Ky proces paraprihet prej një procesi tjetër: rezonit i cili mundohet t’i filtroj idetë dhe vlerat e këqija e t’i pranoj të mirat. Dhe sikur të ishin në garë të vazhdueshme, idetë dhe vlerat e mira shpesh fitojnë mbi të këqijat. Por, kush është prapa këtij procesi misterioz?

Continue reading “Kush duhet ta shkruaj historinë?”

Post mortem: kush përfitoi nga reciprociteti tregtar?

Etjon Basha

Tashmë që vendimi për ndërmarrjen e masave të reciprocitetit tregtar ndaj Bosnjës dhe Serbisë është marrë, këto masa kanë për të qëndruar në fuqi shumë më gjatë nga ç’mendon shumëkush. Serbia (dhe si pasojë dhe Bosnja) nuk ka për tu tërhequr nga embargoja ndaj mallrave Kosovare pa një marrëveshje përfundimtare mbi Kosovën. Dhe nëse Beogradi është seriozisht i gatshëm të pranojnë vetëm ndarjen e Kosovës si opsion (se ri-aneksimin nuk e kërkon më seriozisht njeri), gjasat janë që gjendja e krijuar do vijojë gjatë.

Kështu pra, kush do përfitojë nga kjo luftë tregtare që sapo ka nisur?

Continue reading “Post mortem: kush përfitoi nga reciprociteti tregtar?”

Ç’mund të thuhet mbi grevën e Bulqizës?

Etjon Basha

EDIT: Postimi është përgatitur para një jave, pra mund të falet ndonjë diskordancë me zhvillimet e ditëve të fundit. Thelbi i analizës mbi grevën e Bulqizës nuk ka ndryshuar aspak.

Ankesat e shprehura prej kohësh nga minatorët në veri të vendit kanë kulmuar së fundi në një grevë të përgjithshme të minatorëve në Bulqizë. Ç’mund të themi si ekonomistë për këtë zhvillim?

Continue reading “Ç’mund të thuhet mbi grevën e Bulqizës?”

Roli i kostove në përcaktimin e çmimeve

Bardhyl Salihu

Shpesh na ka ndodhur t’i dëgjojmë tregtarët duke e arsyetuar çmimin që e ofrojnë me koston që e kanë blerë apo prodhuar. “Nuk mund ta shes për 2 euro, se vet 1.50 po e blej e asgjë nuk po më mbetet”, thonë ata. Por, edhe përtej tregtarit profesional, njeriu laik është shpesh i prirë të mendoj që çmimet përcaktohen prej kostos së prodhimit. Edhe pse mendimi i njeriut laik është i bazuar në intuitë më shumë se në teori, ky mendim megjithatë dikur ka qenë i përhapur në profesionin ekonomik.

Continue reading “Roli i kostove në përcaktimin e çmimeve”

Kategorikisht kundër reciprocitetit tregtar

Bardhyl Salihu

Si shtesë e dy shkrimeve të mëparshme mbi këtë temë (këtu dhe këtu), ky shkrim ka për qëllim t’i ofroj disa pikëpamje të reja për ta përmbyllur argumentin univerzal kundër reciprocitetit tregtar me Serbinë. Shpjegimi bazë pse pengesat tregtare janë të dëmshme—edhe nëse janë përgjigje ndaj pengesave tregtare të një Shteti tjetër—nuk do të përsëritet, dhe lexuesi ftohet t’i lexoj dy artikujt për ta mësuar pse.

Continue reading “Kategorikisht kundër reciprocitetit tregtar”

Bursat ne “Renie te Lire”

Klajdi Bregu

Bursat kudo ne bote dije ishin ne “renie te lire” ndersa sot ne Europe dhe SHBA pesuan ngritje. Por, pse ndodhi kjo? Pse edhe 2 vjet pasi recesioni i madh “kaloi” ekonomia po has veshtiresi te rimekembet ne vendet perendimore? Pse ajo qe na premtohet nga politikanet ne vendet perendimore nuk permbushet por shpesh ndodh e kunderta? Keto pyetje dhe disa te tjera do jene qellimi i ketij blogu te pare qe po shkruaj.

Continue reading “Bursat ne “Renie te Lire””