Ligjet kundër riatdhesimit të fitimeve: bileta e Shqiptarëve për në Afrikë

Etjon Basha

E reja më e fundit në fushën e ideve anti-kapitaliste duket të jetë propozimi i ngritjes së një farë kontrolli mbi riatdhesimin e fitimeve të shoqërive të huaja që veprojnë në Shqipëri, dhe në përgjithësi të kontrollit të dërgimit të kapitalit jashtë shtetit nga kushdo.

Continue reading “Ligjet kundër riatdhesimit të fitimeve: bileta e Shqiptarëve për në Afrikë”

T’i ikim shtetit te mirëqenies para se të na kaploj

Bardhyl Salihu

Numri i sotshëm i gazetës financiare Wall Street Journal ka një artikull të shkëlqyeshëm mbi shkaktarin themelor të krizës së borxheve në Evropë: shtetin e mirëqenies. “Në Itali, sikur në Greqi, Spanjë, Portugali e eventualisht Francë,” shkruhet në artikull, “shteti i mirëqenies është përplasur në muri. Qeveri të vazhdueshme në Kontinent, të djathta e të majta, kanë financuar benificione të majme me taksa të larta dhe kulla të mëdha borxhi.”

Continue reading “T’i ikim shtetit te mirëqenies para se të na kaploj”

Euroja: ç’mund të kishte qenë, e ç’ka ende mundësi të bëhet

Etjon Basha

Meqë tek Ideas on Liberty e kemi me qejf të madh ta festojmë Hallouinin duke diskutuar mbi euro-dështimin e madh (hitet më të mëdha 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6), ja më poshtë dhe dy fjalë më shumë mbi monedhën e përbashkët.

Continue reading “Euroja: ç’mund të kishte qenë, e ç’ka ende mundësi të bëhet”

Bashkimi anti-Evropian

Bardhyl Salihu

Me 28 tetor në Greqi u festua “Dita Jo”, një festë përkujtimore për rezistencën greke ndaj Fuqive të Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtë vit, megjithatë, festa pati peshë më të madhe. “Në kohën kur grekët po vuajnë nga masat e ashpra të shtrëngimit buxhetor,” shkruan gazeta NY Times, “mendimi popullor që vendi i ka dorëzuar një pjesë të sovranitetit dhe krenarisë të huajve është gjithnjë në rritje.” Sanksionet ekonomike të udhëhequra nga Gjermania i përkujtojnë grekëve okupimin Nazist, plagët e të cilit i kanë ende të hapura.

Continue reading “Bashkimi anti-Evropian”