Kundër bonove të thesarit!

Bardhyl Salihu

Në media po qarkullon lajmi që Kosova do të filloj emetimin e bonove të thesarit vitin që vjen. Një hap i tillë është tejet i rrezikshëm për shumë arsyeje dhe si pjesë e politikave qesharake të Qeverisë së Kosovës meriton një kritikë tjetër të ashpër.

Continue reading “Kundër bonove të thesarit!”

Dhurata e Vitit të Ri: një politikë e mirëfilltë ekonomike

Bardhyl Salihu

Nëse ekziston një pjesë e vitit në të cilën mund të besojmë në mrekulli, atëherë ajo është periudha e festave të fundvitit. Me ardhjen e këtyre festave e ndjejmë lirinë për t’i shprehur edhe dëshirat më së paku të realizueshme. E atëherë kur këto dëshira janë vetëm kërkesa elementare—si mirëqenia ekonomike—na takon që mrekullia të bëhet realitet. Qytetarët e Kosovës janë lodhur me gjendjen ekonomike dhe asgjë nuk do t’i shërbente më shumë se dhurata e një politike të mirëfilltë ekonomike për ta nxjerrë vendin nga kriza e madhe. Nëse babadimri e dëgjon thirrjen për një dhuratë të tillë, atëherë ajo do të duket disi kështu:

Continue reading “Dhurata e Vitit të Ri: një politikë e mirëfilltë ekonomike”

Kriza e borxhit Shqiptar?

Rrënimi i turpshëm ekonomik dhe social i Evropës ka vendosur në qendër të vëmendjes problemin themelor të borxhit “publik” dhe më në fund ka nxitur opozitën aktuale të ushtrojë presion publik mbi qeverinë për të shmangur rritjen e borxhit edhe në Shqipëri (përpjekje e pasuksesshme, tani për tani, pasi dhe buxheti i vitit 2012 do jetë deficitar).

Continue reading “Kriza e borxhit Shqiptar?”

Zhvlerësimi i monedhës dhe eksportet

Bardhyl Salihu

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, ka ritheksuar rishtazi në një intervistë me gazetën Zëri idenë e përhapur që zhvlerësimi i monedhës i rritë eksportet dhe si rezultat i shërben zhvillimit ekonomik. Edhe pse Kosova nuk mund të luaj me vlerën e euros sepse nuk është pjesë e Eurozonës, megjithatë vlen të analizohet qëndrimi i një zyrtari sugjerimet e të cilit mund të kenë ndikim të madh në politikat ekonomike të Kosovës.

Continue reading “Zhvlerësimi i monedhës dhe eksportet”

A kemi me të vërtetë drejta?

Bardhyl Salihu

Një pyetje e tillë mund të duket shumë filozofike, por nuk është edhe aq. Thjesht merreni një shembull praktik nga jeta e përditshme: nëse Shteti vendos njëanësisht sa një individ duhet të paguaj taksa nga paga e tij, kush është pronari i vërtetë i pagës? Nëse pronësia definohet si kontroll i plotë mbi përdorimin e pronës, atëherë del të jetë që Shteti është pronari i vërtetë i saj. Duke e përcaktuar njëanësisht se sa individi duhet të paguaj taksa, Shteti nuk po e përcakton masën e konfiskimit por pjesën të cilën i mbetet individit.

Continue reading “A kemi me të vërtetë drejta?”