Hipokrizi e qëndrueshme?

Etjon Basha

Çdo herë të dëgjojmë ndokënd prej analistëve tanë të dashur, lexojmë ndonjë artikull apo të kapim ndonjë debat televiziv ku përdoret epiteti “i qëndrueshëm”, duhet të kuptojmë që ky term nuk nënkupton atë që mendohet zakonisht.

Kushdo i bashkëngjit epitetin “e qëndrueshme” diçkaje, thellë-thellë nënkupton që vetëm atij duhet ti lejohet të përfitojë nga kjo ‘diçkaja’. Ç’dua të them?

“Zhvillim i qëndrueshëm”: nënkupton që duhet të zhvillohet vetëm ekonomia vetjake e folësit, dhe ne të tjerët të mbetemi të varfër.

“Urbanizim i qëndrueshëm”: vetëm folësi të ketë shtëpi në qytet, ne të tjerët të jetojmë në fshat.

“Emigrim i qëndrueshëm”: vetëm folësi të emigrojë, ne të tjerët të rrimë ku jemi (Ty po të shoh, Ismail)

“Institucion i qëndrueshëm”: vetëm partia e folësit  të kontrollojë institucionin në fjalë, forcat e tjera politike as të mos guxojnë ti afrohen.

“Shfrytëzim i qëndrueshëm i burimeve natyrore”: vetëm folësi të përfitojë nga burimi natyror, ne të tjerët të ngopemi me lugë të zbrazur.

Mund të shumëfishojmë shembujt në pafundësi, por besoj se ideja është e qartë tashmë.

Herën tjetër që ju rastis të kapni këtë term në përdorim pra, mendoni se ç’fshihet realisht pas tij, dhe gjithë debati do marrë kuptim të ri dhe të vërtetë.

One thought on “Hipokrizi e qëndrueshme?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s