Vitet e lavdishme të Lekut (pjesa 2 nga 2)

Etjon Basha

(vijon…)

Nuk duhet ndonjë fantazi e jashtëzakonshme për të kuptuar se si do kishte evoluar sistemi monetar shqiptar në mungesë të konfiskimit të ’45-ës. Franga e Arit do kish mbetur në qarkullim, ndonëse do kishte humbur teren gradualisht ndaj Lekut të Bankës së Shqipërisë. Sistemi bankar do ishte zhvilluar duke përdorur Frangën dhe Lekun si rezerva paralele. E vënë nën kufizimin e kthyeshmërisë strikte në  Franga Ari, Banka e Shqipërisë do ish sjellë në mënyrë shumë më korrekte me Lekun se gjithë simotrat e saj Evropiane, madje dhe më mirë se Bundesbnaku i famshëm.

Continue reading “Vitet e lavdishme të Lekut (pjesa 2 nga 2)”

Vitet e lavdishme të Lekut (pjesa 1 nga 2)

Etjon Basha

 

Kemi diskutuar shpeshherë (1,2, 3, 4, 5, 6) në këtë blog mbi rëndësinë jetike që sistemi monetar ka për ekonominë bashkëkohore, dhe se si sistemet aktuale monetare në Shqipëri dhe (disi më pak) në Kosovë janë dukshëm larg optimales.

Por ka qenë një kohë kur Shqipëria, e vetme në Evropë, ka gëzuar një sistem shumë të shëndoshë monetar. Pa dyshim që i referohem periudhës nga 1924-a deri në 1945-ën, dhe standardit të arit që qe në fuqi atëherë.

Continue reading “Vitet e lavdishme të Lekut (pjesa 1 nga 2)”

Mbi tatimin progresiv të të ardhurave

Etjon Basha

Në programin e saj zgjedhor, partia kryesore e opozitës së majtë në Shqipëri ka hedhur me forcë idenë e rikthimit të tatimit progresiv të të ardhurave vetjake në Shqipëri, i cili duhet të zëvendësojë tatimin e sheshtë aktualisht në fuqi. Megjithëse rrezikoj akuzat e anësisë politike (po të jetë për spektrin aktual politik në vend, ju siguroj që në fakt jam shumë i anshëm), këtu po marr përsipër të diskutoj dy-tri pika të debatit që solli ky propozim, në këndvështrimin e teorisë ekonomike.

Continue reading “Mbi tatimin progresiv të të ardhurave”

Dy klasat e shoqërisë

Bardhyl Salihu

Në grumbullin e kontradiktave dhe gabimeve faktuale të Karl Marksit gjendet një teori pothuajse e drejtë e konfliktit të dy klasave kryesore të shoqërisë. Ai famshëm shkroi që “historia e njerëzimit është histori e luftës së klasave” dhe renditi disa forma në të cilat e shihte sundimin e njërës klasë mbi tjetrën.

Continue reading “Dy klasat e shoqërisë”