Një propozim modest për elitën shqiptare

Etjon Basha

 1.  Një mundësi e artë?

Mes shqiptarëve (nuk më intereson dhe aq gjendja e kombeve të tjera) po krijohet një marrëdhënie shumë interesante në lidhje me shtetin. Nga njëra anë, shumica dërmuese e opinionit publik në Shqipëri dhe Kosovë mbështet shtetin e fortë pa rezerva. Nga ana tjetër një pjesë gjithnjë e në rritje e elitës shqiptare duket se po shkëputet nga format më agresive të etatizmit.

Continue reading “Një propozim modest për elitën shqiptare”

Konservimi dhe qëndrueshmëria në treg të lirë

Bardhyl Salihu

Njëra prej kritikave më të shpeshta ndaj tregut të lirë ka të bëjë me idenë që, të lënë nën veprimin e lirë, individët do t’i zhdukin resurset natyrore (si pyjet) duke i mbi-eksploatuar. Sipas kritikëve, individët nuk kanë interes ekonomik në mirëmbajtjen e këtyre resurseve dhe në mungesë të ndërhyrjes shtetërore njerëzimi do të vuaj pa burimet më vitale të jetës.

Paralelisht me kritikën vjen edhe thirrja për një jetë “më të qëndrueshme” (ang: sustainable), duke aluduar që individi ka prirje të mendoj vetëm për të mirat afatshkurta të përdorimit të resurseve kurse është injorant ndaj kostove afatgjate.

Continue reading “Konservimi dhe qëndrueshmëria në treg të lirë”

Eurozona në krizë, BE-ja në udhëkryq

Bardhyl Salihu

Kur po shkruaja para 8 muajsh që Euros i ka filluar fundi, nuk prisja që për këtë periudhë të shkurtër të zhvilloheshin ngjarjet kaç shpejtë. E ja që momenti ka ardhur. Përveç tragjedisë greke, Spanja, Portugalia, Italia, Irlanda, Belgjika, Holanda, Sllovenia dhe rishtazi Mbretëria e Bashkuar janë futur në recesione ekonomike.

Nëse para 8 muajsh largimi i së paku një vendi nga Eurozona ka qenë i dukshëm vetëm në perspektivë, tani ai është në prag të bërit realitet. Por cilat janë rrugët që BE-ja mund t’i ndjekë dhe për cilat ka prirje të zgjedhë më shumë?

Continue reading “Eurozona në krizë, BE-ja në udhëkryq”

Mbi akuzat e Dick Marty-t

Etjon Basha

Një zhvillim i ditëve të fundit që ndofta nuk mori gjithë vëmendjen që meritonte qe miratimi me shumicë të madhe nga Kuvendi i Shqipërisë i Ligjit “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it”. Me pak fjalë ligji i krijon një grupi hetimor të EULEX-it lehtësitë e kërkuara për të hetuar edhe në Shqipëri mbi akuzat e hedhura nga Dick Marty mbi trafikun e organeve gjatë Luftës së Pavarësisë së Kosovës.

Continue reading “Mbi akuzat e Dick Marty-t”

Mësimi nga protestat shqiptare në Vardarskë

Etjon Basha

Fatkeqësisht duket se Shqiptarët e Vardarskës nuk e kanë mbajtur presionin që tash ca kohë po ushtrohet nga shumica sllave dhe, të Premten e shkuar kanë organizuar një sërë protestash masive që në përgjithësi mund të konsiderohen vetëm si të turpshme. Mes dhunës dhe shfaqjeve të ekstremizmit fetar, ideja që tashmë fqinjët tanë të dashur do kenë mundësi të propagandojnë në Perëndim është se Shqiptarët nuk na paskan qenë dhe aq perëndimorë dhe që, në mënyrë implicite, mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës (dhe të Iliridës nesër) ka qenë gabim i madh.

Continue reading “Mësimi nga protestat shqiptare në Vardarskë”

Diploma shqiptare e Renzo Bossi-t: e çfarë?

Etjon Basha

 

Buja e fundit e madhe në Shqipëri është ‘skandali’ i diplomës shqiptare të Renzo Bossi-t, djalit të ish-drejtuesit të partisë separatiste/federaliste (sipas hënës) italiane Lega Nord. “Skandali” na qenka që i diplomuari Bosi jo vetëm që me gjithë gjasat as ka shkelur ndonjëherë në Tiranë, por që në vitin kur pretendohet të ketë studiuar pranë Universiteti privat “Kristal” ka qenë ende duke kryer studimet e shkollës së mesme! Pa dyshim një skandal i paprecedent! Ku është shteti kur duhet?

Continue reading “Diploma shqiptare e Renzo Bossi-t: e çfarë?”