Etjon Basha
Për të festuar pushimet që afrojnë (së paku për autorin tuaj të dashur), le të bëjmë një analizë të dy ngjarjeve më rëndësishme të javës.

1) Dje Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit të lekut deri në 4%, vlera më e ulët në historinë e lekut (realisht norma bazë e interesit ka qenë shumë më e ulët se kaq në fillim të viteve ’90 kur Shqipëria vuajti inflacion treshifror, por atëherë askush nuk i maste këto tregues).
Kjo masë monetare e skajshme është menduar për të rritur më tej sasinë e parasë në qarkullim. Kur kemi diskutuar mbi krizat financiare kemi parë dhe faktorët që nuk e lejojnë Shqipërinë të përfshihet nga to, por ja që masa e fundit e Bankës së Shqipërisë vjen në çastin më të keq të mundshëm për ekonominë Shqiptare, kur ndikimi i atyre faktorëve është minimizuar.
Continue reading “Kriza e ardhme monetare dhe ‘skandali’ i LIBOR-it”