Institucionet kanë rëndësi

Bardhyl Salihu

Momentalisht jam duke lexuar librin e ri të Daron Acemoglu dhe James A. Robinson, Why Nations Fail (shq: Pse kombet dështojnë), teza e të cilit është që dallimet botërore në nivelin e pasurisë rrjedhin nga institucionet në vend.

Institucionet nuk janë vetëm politike, ashtu siç përdoret termi në Kosovë. Ato mund të jenë edhe ekonomike, p.sh., në kuptimin e institucionit të pronës private. Autorët argumentojnë që institucionet politike i paraprijnë atyre ekonomike dhe si rezultat institucionet e mira krijojnë nxitje të mira ekonomike për tregti, novacion, dhe pasurim të kombeve. Continue reading “Institucionet kanë rëndësi”

Zhvillimi bujqësor dhe ai ekonomik

Bardhyl Salihu

Në Kosovë vërehet një prirje zbavitëse për ta trajtuar zhvillimin bujqësor si sinonim të zhvillimit ekonomik, ose së paku, si industrinë më me prioritet për zhvillim. Duket sikur politikanët, “ekspertët”, dhe qytetarët e Kosovës janë bërë nostalgjikë për të kaluarën e tyre fshatare; për kohën kur pjesëmarrja e popullsisë në bujqësi ishte enorme në krahasim me vërshimin e dekadave të fundit drejtë zonave urbane.

Një romancë e tillë me bujqësinë të lë në pritje për të parë masa të mëdha qytetarësh duke u zhvendosur drejtë fshatit. Këtë sentiment popullor e vë në pah edhe deklarata e politikanit popullist Albin Kurti, i cili para disa ditësh tha që “Kosovës i duhen agronomë, e jo policë.” Për ironinë e fatit, shumica dërmuese e popullatës gjithashtu përkrahë hyrjen e Kosovës në Bashkimin Evropian pa ditur fare që BE-ja do të dëmtonte rëndë industrinë bujqësore në vend.

E vërteta është që ata të cilët e shohin zhvillimin bujqësor si sinonim të zhvillimit ekonomik ose ftojnë që zhvillimit bujqësor ti jepet prioritet, nuk janë në dijeni se si funksionon zhvillimi ekonomik. Continue reading “Zhvillimi bujqësor dhe ai ekonomik”

Marshimi i pandalshëm drejt korporatizmit

Etjon Basha

Shqiptarët po marshojnë me hap të pandalshëm drejt korporatizmit. Një seri faktorësh, të brendshëm e të jashtëm, po ndikojnë që  ekonomitë tona të rendin drejt këtij sistemi, të cilin majtistët nëpër botë e quajnë gabimisht ‘kapitalizëm’. Ç’është ky sistem ekonomik, dhe cilët janë këta faktorë që po e bëjnë përditë e më të pashmangshëm adoptimin e tij në Shqipëri dhe Kosovë?

Continue reading “Marshimi i pandalshëm drejt korporatizmit”

Bomba e OKB-së: legalizimi i drogës dhe prostitucionit

Etjon Basha

Duke qenë se sinoptikanët na sigurojnë që edhe Shtatori do jetë i përshtatshëm për pushime,  duket se paskemi vend edhe për dy-tri postime me natyrë “verore”. Dhe ç’mund të jenë më verore se seksi dhe droga?

Po të vinte nga cilado organizatë (më përjashtim të atyre liberale të deklaruara), një rekomandim si i mëposhtmi do ishte i jashtëzakonshëm, por duke ditur që vjen nga vetë Kombet e Bashkuara, organizmi më majtist dhe me prirje totalitare në ketë dynja, me të vërtetë të lë pa fjalë.

Continue reading “Bomba e OKB-së: legalizimi i drogës dhe prostitucionit”