Dembelizmi: shkak apo pasojë e varfërisë?

Etjon Basha

Më rastis shpesh të dëgjoj në debate argumentin që problemi kryesor me mendësinë e shumicës së shqiptarëve –  si dhe arsyeja që nuk na lejon të pasurohemi – qenka mungesa e korrektesës dhe dembelia në punë. Sa herë kemi mburrur gjermanët a japonezët për përpikmërinë e tyre, që nga orari i paraqitjes e deri tek cilësia e punës? Më tej, sa herë kemi dëgjuar që shqiptarët na qenkan dëshpërimisht dembelë, dhe që më shumë rrinë kot nëpër zyra se sa punojnë realisht? Sa orë të shpenzuara nëpër kafene ose bilardo, sa pjesë të orarit të punës të zëna nga çati ose rrjetet sociale! Krahasimi me perëndimin (kryesisht atë anglo-sakson) ku asnjë çast nuk shpenzohet kot duket therrës.

Continue reading “Dembelizmi: shkak apo pasojë e varfërisë?”