Dyzimi Mashtrues mes Nacionalizmit dhe Evropës

Etjon Basha

1

Dekalarata ‘e bujshme’ e Kryeministrit Berisha për dhënien e shtetësisë shqiptare për gjithë shqiptarët etnikë vijon të shkaktojë polemikë më shumë se dy javë pas faktit, një rekord më vete ky në skenën tonë  politike. Tjetër rekord për standardet e jetës sonë politike është që shumica e kritikave dhe kundërkritikave që qarkullojnë mbi skemën e propozuar janë të arsyeshme dhe të mirë-peshuara.

Fatkeqësisht, ato sërish sillen rreth debatit mes dy alternativave të gabuara që së fundmi po i paraqiten Shqiptarëve: Nacionalizëm Etnik apo Integrim Evropian. Kështu, debati deri më sot ka cekur veçse sipërfaqen e domethënies së vërtetë të një mase të tillë. Më poshtë do përpiqem të them dy fjalë mbi këtë domethënie të vërtetë.

Continue reading “Dyzimi Mashtrues mes Nacionalizmit dhe Evropës”