E vërteta e hidhur e Preshevës

Etjon Basha

3

Aksioni i Xhandarmërisë Serbe që shkatërroi  Përmendoren e të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevë, Medvegjës dhe Bujanovcit shkaktoi dhe reagimet e ashpra që priteshin. Se ç ‘qëllim fshihet pas këtij provokimi është e pamundur të thuhet me siguri, ndonëse qarkullojnë teori të shumta.

Ndofta i gjithë aksioni kryhet si pasojë e konflikteve të brendshme në Serbi. Ndofta , siç propozon revista The Economist, ai synon të krijojë imazhin e qeverisë së ashpër për të kundërpeshuar lëshimet gjatë bisedimeve me Kosovën. Ndofta edhe synon të provokojë sulme ndaj komunitetit serb në Kosovë për të diskredituar kauzën Shqiptare (me standardet Serbe provokimi i sulmeve ndaj bashkëkombësve u konsideroka nacionalizëm).

Arsyet kanë fare pak rëndësi përtej kujtesës për vetëpërmbajtje dhe mos rënie pre e këtij provokimi të hapur. Qeveritë Shqiptare në Tiranë e Prishtinë pritet të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj Serbisë që këtej e tutje, e çdo episod dhunë ndër-etnike në Kosovë apo dhe Preshevë thjesht do çonte ujë në burimin e Beogradit.

Por në mes të tronditjes që kjo masë shkaktoi kemi harruar se cili është fajtor që Shqiptarët e Preshevës mbetën sot në dorë të tekave të Beogradit: nacionalistët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri!

Janë nacionalistët shqiptarë ata që vijojnë të hedhin poshtë me këmbëngulje çdo propozim të arsyeshëm për ndarjen e Kosovës në vija etnike për të përfituar Preshevën. Me këtë kokëfortësi të pakuptimtë, nacionalistët tanë të dashur po i thonë shqiptarëve të Preshevës që ata vlejnë me pak se serbët e Veriut, pasi e ardhmja dhe mirëqenia e tyre u sakrifikoka fare lehtë në emër të mbrojtjes së ‘kufijve të shenjtë’ të Kosovës, të caktuara fare arbitrarisht nga shenjtori i madh i Pan-Shqiptarizmit, Josip Broz Titoja!

Agjenti i shekullit i Sigurimti Shqiptar
Agjenti i shekullit i Sigurimit Shqiptar

Kjo ditë turpi nuk kish përse vite për Kombin Shqiptar, nëse kur qe koha do ishin mbyllur përfundimisht hesapet mes shqiptarëve dhe serbëve. Situata aktuale më në fund po na dëshmon se ç’pakt me djallin paskemi lidhur duke ngulur këmbë në ‘tërësinë territoriale’ të Kosovës: kemi shkëmbyer pengje me Beogradin, Preshevën për Veriun. Dhe sot po kuptojmë që nga kjo lojë humbasin shqiptarët.

Përse vallë nuk kërkojmë këta kufinj, nëse duam të luajmë këtë lojë?
Përse vallë nuk kërkojmë këta kufinj, nëse duam të luajmë këtë lojë?

Nuk është vonë për të nxjerrë mësim nga kjo ngjarje e shëmtuar. Një shkëmbin i arsyeshëm dhe reciprok territorial, me kusht njohjen e pavarësisë së Dardanisë (koha për të kthyer emrin shqiptar përkundër atij sllav?), do ti hapte rrugën Integrimit Mbarëshqiptar, njësimit të Flamurit e simboleve, prefiksit, ligave sportive, bashkimit doganor, lirisë së lëvizjes biznesit, lehtësisë në pronësi e një qind e një reformave të tjera që do unifikonin ekonomikisht Hapësirën Shqiptare.

Por një Kosovë e tillë, e cila luan lojën e pengjeve me Serbinë ushtarakisht më të fortë (mendon njeri se FSK-ja do provokojë serbët në Veri të Kosovës ku , me të drejtë, as nuk hyn fare?), nuk ka se si të mbetet veçse koloni e vijuar e fuqive të radhës që do i garantojnë ndopak siguri fizike. A është kjo e ardhmja që meriton Kombi Shqiptar?

Çdokush ka plot të drejtë të ndihet i fyer nga zhvillimet në Preshevë. Mirëpo inati nuk duhet kurrsesi të na mjegullojë gjykimin, dhe një gjykimi i pastër do i tregojë shqiptarëve të Preshevës që për çdo ditë që jetojnë nën diktatin Serb nuk kanë kë të ‘falënderojnë’ veç nacionalizmit fëminor shqiptar.

PS: Mund të  duket se, për një blog që synon shpërndarjen e parimeve liberale ndër shqiptarë po merremi ca si shumë me çështje të pastra politike e strategjike, e posaçërisht me sherret në Ballkan.

Mirëpo një vështrim i historisë së liberalizmit Gjerman dhe disi më pak i atij Italian do dëshmojë që tolerimi i politikave dritëshkurtra që çuan në bashkimet e dhunshme politike të shekullit të XIX sollën dhe fundin e liberalizmit të organizuar në këto dy kombe të mëdha.

Kështu, duhet të përpiqemi me aq sa mundemi që të shmangim të njëjtat gabime që, në Kombin Shqiptar ku liberalizmi është veçse në fillimet e ti, do ishin edhe më shkatërrimtare dhe do na kthenin në një turmë agresive aspak më të mirë se fqinjët tanë të dashur. Lexuesit do ti duhet të tolerojë ndonjë postim të kësaj natyre.

One thought on “E vërteta e hidhur e Preshevës

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s