Keqkuptimi epik mbi shtetin

Bardhyl Salihu

Në Kosovë dhe në Shqipëri vërehet përgjithësisht një keqkuptim shumë i madh në lidhje me definicionin e shtetit. Fatkeqësisht, shteti gabimisht kuptohet të jetë sinonim i tërë shoqërisë apo vendit. Shpesh bëhen thirrje që “të punohet për shtetin”, “të zhvillohet shteti”, etj., duke menduar që shteti është vetë populli i një vendi apo që mirëqenia e popullit varet disi proporcionalisht nga aktiviteti shtetëror.

Është e rëndësishme që kuptimi i shtetit të sqarohet në mënyrë që të bisedohet për politikë dhe ekonomi. Pa e njohur definicionin e drejtë, një diskutim i tillë ëshë i kotë sepse nuk lë hapësirë për kritikë të mirëfilltë të shtetit dhe shpalosje të alternativave tjera politike. Continue reading “Keqkuptimi epik mbi shtetin”

Bukuria e tregut

[Përkthyer nga Bardhyl Salihu me pëlqim të autorit. Artikulli origjinal (në anglisht) është The Beauty of the Market.]

Predrag Rajšić

Pranverën e kaluar, shkova t’ja vendosi gomat e verës veturës time BMW, por kjo rutinë nuk doli si kisha planifikuar. E-maili me poshtë e paraqet një përmbledhje të asaj çka ndodhi. Këtë e-mail ua dërgova kompanisë së gomave për ta përshkruar përvojen time me shërbimin e tyre. Continue reading “Bukuria e tregut”