Mbi Tatimet

Etjon Basha

Duke qenë se data e zbatimit të ndryshimeve tatimore të projektuara nga qeveria e re po afron çdo ditë e më shumë, do të qe mirë të diskutohej në parim çështja e tatimeve.

Megjithëse etatistët kanë shumë për zemër të mitizojnë pa fund shtetin si kyçin e shoqërisë moderne, fakti është që Shteti nuk është gjë tjetër veçse korporata që ka në pronësi efektive gjithë sipërfaqen tokësore në Republikën e Shqipërisë, me ose pa të drejtë (sigurisht që pa të drejtë, por le të mbetet kjo çështje për tjetër herë).

Parë në këtë këndvështrim, çështja e tatimeve kthehet në një degëzim të çështjes së menaxhimit të çfarëdolloj biznesi. Çfarë i intereson pronarit të pallatit: të kërkojë pagesë fikse mujore, pagesë si përqindje e të ardhurave, pagesë mbi konsumin e disa mallrave apo çfarë? Në kushtet e konkurrencës së hapur, mund të bindemi që çdo biznes do synojë të ngrejë sistemin më të arsyeshëm të pagesave, pasi në të kundërt klienti do lëvizte lehtë për tek konkurrenti.

Fatkeqësisht, shteti nuk ka synim maksimizimin e fitimit, por ngarkohet me 1001 synime të tjera të përveçme, konfliktuale dhe jo rrallë irracionale nga opinioni publik. E megjithatë, ngjashmëria me situatën e një tregu konkurrues nuk është dhe aq e pavend: në kushtet e lëvizjes së lehtë mes shteteve, “klientët” e shteteve të ndryshëm sërish arrijnë të ushtrojnë presion indirekt për optimizimin e strukturës tatimore, duke larguar veten dhe kapitalin e tyre nga shtetet që kërkojnë tatime të tepërta dhe/ose inefiçente.

Kështu, edhe në çështjen e optimizimit të strukturës tatimore arrijmë në po të njëjtin përfundim si shpesh më parë: Kantonizimi i Hapësirës Shqiptare do minimizonte koston e lëvizjes së qytetarëve, çka do rriste në mënyrë eksponencinale presionin për të optimizuar strukturën tatimore.

Se ç ’strukturë do rezultonte nga kjo konkurrencë, nuk mund ta themi me siguri, kështu që e kemi të vështirë të këshillojmë a priori dhe larg kushteve të tregut se cili lloj tatimi duhet papëlqyer.

Megjithatë, për të mos e mbyllur postimin me kaq, le të mendojmë se si do i përgjigjeshim një ftese për të diskutuar llojet e ndryshme të tatimeve. Dhe duke qenë se ekonomisti Mërrei Rothbard bindshëm argumenton që më rëndësi se lloji i tatimi ka pesha e tij, le të supozojmë që qeveria e ka ndarë mendje mbi përqindjen e prodhimit të brendshëm që do vjelë në formë tatimi, dhe mbetet për tu caktuar vetëm forma e tatimit që do zbatohet. Ç’mund ti këshillonim një qeverie të tillë?

Pjesa I: Tatimet mbi të ardhurat

Pjesa II: Tatimet në burim

Pjesa III: Tatimet e kapitalit

Pjesa IV: Taksa fikse për banor 

Pagesën pë konsulencë nga Ministria e Financave e presim nga dita në ditë.

4 thoughts on “Mbi Tatimet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s