Mitet e socializmit shqiptar: pjesa e V

Etjon Basha

(në vazhdën e shkrimeve 1,2,3,4)

Sikur të mbyllim ca kisha e xhami, mërziteni o çuna?
Sikur të mbyllim ca kisha e xhami, mërziteni o çuna?

Vizita e së Dielës së shkuar të Papës në Shqipëri i dha rast shumëkujt të krenohej me traditën e tolerancës fetare që mbizotëron në Shqipëri. Mes atyre që krenohen ka pasur çuditërisht edhe nga ata nostalgjikë të regjimit socialist që kanë pretenduar që një pjesë jo e vogël të tolerancës së sotme fetare është krijuar, me apo pa dashje, nga fushata e egër e luftës ndaj fesë në të cilën u angazhuan Hoxha&co. (ironikisht, pikërisht ajo fushatë që u dënua ashpër gjatë vizitës së papës) Argumenti thelbësor duket të jetë ky: brezi i lindur nën regjimin socialist është dukshëm më pak fetar se brezi paraardhës. Nëse ky brez, i cili ruan sot tolerancën fetare, do të ish rritur thjesht në ndikimin e prindërve dhe nuk do i qe nënshtruar fushatës anti-fetare socialiste, pretendohet që Shqipëria do qe shumë më pak tolerante sot.

Continue reading “Mitet e socializmit shqiptar: pjesa e V”

Mrekullia Ekonomike Gjermane Shembull për Kosovën

Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Bardhyl Salihu

E pazhvilluar ngjashëm si Gjermania pas luftës, e madje më pak e shkatërruar, Kosova sot gjendet në pozitë shumë të ngjashme ekonomike. Por përderisa 15 vite pas luftës (1960) Gjermania renditej si ndër vendet më të zhvilluara në botë, Kosova ende është më e varfra në Evropë. Dallimi i qartë është natyrisht te politikat që janë ndjekur. Continue reading “Mrekullia Ekonomike Gjermane Shembull për Kosovën”

“Fondi i Punësimit”- I Padëshirueshëm Ekonomikisht

© Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Bardhyl Salihu

Një anë pozitive e fushatës së fundit zgjedhore është përhapja e programeve politike. Kjo tregon që debati po largohet sadopak nga temat personale dhe amatore, duke u orientuar më shumë në politikat që duhet ndjekur për zhvillimin ekonomik të vendit. Njëri prej premtimeve më të mëdha është “Fondi i Punësimit”, pjesë e programit të PDK-së. Edhe pse PDK-ja nuk e ka të sigurt numrin e deputetëve të mjaftueshëm për formimin e qeverisë, megjithatë si fituese e zgjedhjeve tërheq vëmendje më të madhe drejt vlerësimit të programeve të saj. Continue reading ““Fondi i Punësimit”- I Padëshirueshëm Ekonomikisht”

Shteti dëmton shëndetin

© Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Bardhyl Salihu

Herën e fundit kur e vizitova Spitalin e Prishtinës, më ngjau me një film i cili e portretizon jetën pas shkatërrimit të botës. Objektet antike me hyrje të errëta, muret e prishura, era kundërmuese, udhëzimet e improvizuara për katet dhe dhomat, kaosi i pacientëve të grumbulluar pa sistematizim dhe pa pushimore. Pasqyrë e tmerrit në shëndetësinë kosovare.

Continue reading “Shteti dëmton shëndetin”

Rreziku i politikave identitare

© Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Bardhyl Salihu

“Politikat identitare” janë politikat që argumentohen në bazë të përfitimit të ngushtë të individëve të një identiteti të veçantë, si për shembull racor, klasor, fetar, gjinor, etnik, ideologjik, kulturor, etj. Përkrahësit e këtij lloji të politikave nuk e marrin parasysh efektin e përgjithshëm (utilitar) që ato e kanë në identitetet tjera, por me egoizëm janë të interesuar vetëm për përfitimin e individëve që i përkasin identitetit të tyre.

Continue reading “Rreziku i politikave identitare”

Grushti i parë i shtetit në shekullin e ri

Etjon Basha

Autori juaj kishte përgatitur një postim relativisht të gjatë me disa komente praktike dhe teorike mbi situatën e krijuar rreth Bankës së Shqipërisë. Mirëpo përtesa e pashmangshme e sezonit veror më shtyu të mos e postoja kur qe rasti dhe tashmë duket se ngjarjet kanë marrë të tillë rrjedhë që ai artikull nuk do ketë më shumë vlerë.

Mjafton të them që, për nga mënyra se si u “zgjidh” çështja e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë , ajo doli tejet e dobësuar nga gjithë këto zhvillime dhe pavarësia e saj reale (në mos ajo formale) u cënua tepër si nga refuzimi I Guvernatorit për tu dorëhequr kur qe çasti ashtu dhe nga vendimi i turpshëm për arrestimin e tij (njëra nga këto ngjarje do qëndrojë gjatë në historinë moderne të Shqipërisë pasi shumëshka tjetër të jetë harruar dhe  pasionet e çastit të veniten).

Në kushtet kur në Shqipëri nuk gëzojmë konkurrencë të lirë monetare apo një Bankë Qendrore private, një Bankë Qendrore (relativisht) e pavarur është alternativa praktikë më e mirë. Kështu, duke prekur këtë pavarësi, gjithë kjo çështje ka cënuar jo pak qëndrueshmërinë financiare të Shqipërisë, përkundër deklaratave të përditshme që na sigurojnë për të kundërtën.

Le të urojmë që ekipi i ri drejtues të na sjellë një hop aq të madh cilësor me politikën e re monetare sa të kompensojë Shqipërinë për këtë humbje (mund të niset duke flakur politikën informale të fiksimit të kursit ndaj Euros dhe të adoptohet një farë programi stabilizimi të yield-eve nominale). Mirëpo më duhet të pranoj që nuk kam fort besim që ndonjë gjë e tillë do ndodhë.