Çmimi i energjisë dhe tatimi progresiv

Etjon Basha

1

Pas një maratone të gjatë debatesh, më në fund u miratua skema e re e tarifimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pas së cilës çmimi do unifikohet në një fashë të ndërmjetme mes dy çmimeve që ngarkoheshin më parë (për konsumin deri në 300kW e për pjesën mbi ketë konsum).

Qeveria shqiptare ka qenë e palëkundur dhe e bindur në mbrojtjen e kësaj reforme, duke sjellë shumë argumente se përse një çmim unik është shumë i parapëlqyer ndaj një çmimi të shkallëzuar. Mes të tjerash, atyre që argumentonin që struktura e vjetër qe ndërtuar për ti ardhur në ndihmë familjeve me të ardhura të kufizuara, duke ngarkuar një çmim më të ulët për konsumin “thelbësor”, Qeveria u kundërpërgjigjej që skema ishte kthyer në mënyrë abuzimi e nuk ndihmonte aspak familjet e varfra, por mundësonte bizneset apo përdoruesit e tjerë të mëdhenj të ulnin faturimi me lloj-lloj manovrash.

Më tej, argumentohet që çmimi i ri do nënkuptojë që vetëm rreth 35% e familjeve Shqiptare do paguajnë më shumë për energjinë, ndërsa pjesa tjetër do paguajë po aq ose edhe më pak në krahasim me çmimin e shkallëzuar (ajo që harrohet të përmendët është që pikërisht 35%-i më i varfër do paguajë më shumë).

Ajo që nuk i paska shkuar ndër mend askujt deri më sot është që mbarë debati nuk është veçse një pasqyrimi saktë i debatit të vjetshëm mbi taksën e progresive, por me palët në kahe të kundërta!

2

Kështu, shkallëzimi i vjetër i çmimit qe një shkallëzim tipik progresiv, i ngjashëm të strukturën aktuale progresive të tatimit mbi të ardhurat personale, të trumbetuar, mbrojtur e zbatuar nga qeveria e sotme me të ardhur në pushtet. Përkundër, çmimi i ri unik (së paku për konsumatorët familjarë) është simetriku i tatimit të vjetër të sheshtë.

Në çastin që kuptojmë këtë simetri, lind vetiu pyetja: si munden po të njëjtat palë të mbrojnë pozicione të kundërta në këto dy debate paralele?

Mund të pyetet opozita e sotme: përse tashmë jeni dakord me ruajtjen e progresivitetit dhe dilni kundër parimit proporcional? Kaq të kënaqur keni mbetur nga tatimi i ri progresiv i zbatuar nga qeveria e majtë, sa keni kthyer 180 gradë qëndrimin tuaj të mëparshëm? Në qoftë kështu, dilni botërisht e pranoni që gabuat kur mbrojtët me zell tatimin proporcional. Në mos qoftë kështu, lipset të shpjegohet nga lind ky ndryshim rrënjësor në qëndrim.

Por shumë më interesant është volte face-i i qeverisë. Po ju, të dashur pushtetarë, përse ndërruat qëndrim kaq shpejt pas zbatimit të tatimit progresiv? Mos kemi mbetur aq të zhgënjyer nga zbatimi në pratikë i këtij parimi parazitar sa tashmë u kthyet me vrull të madh kundër tij? Në qoftë kështu, lipset të kërkoni fjalie publike(falje qeveritë këkrojnë duke flijuar ministra) qytetarëve shqiptarë të cilët i paskeni ngarkuar me një tatim që në vend që të ndihmojë të varfërit siç mund të mendojnë naivët, qenka thjesht burim përfitimesh abuzive të një grushti të pasurish. Në qoftë kështu, lipsen ndryshime rrënjësore në buxhetin e viti të ardhëm.

Kështu, të nderuar deputete të shumicës, lipset prerë kjo Nyje Gordiane që vetiu keni lidhur: është apo s’është progresiviteti veçse një skemë abuzive e ndërtuar për të gënjyer të varfërit? Apo është proporcionaliteti një skemë vjedhëse që ngarko pjesën më të varfër të shoqërisë? Keni trumbetuar të dy këto pozicione brenda një viti. Gënjenit atëherë apo gënjeni sot?

GordianKnot

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s