Në mbrojtje të së drejtës për të mbajtur armë

Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Bardhyl Salihu

Rastet e fundit të vrasjeve në Kosovë na kanë përkujtuar se sa e tendosur mbetet situata e sigurisë në vend. Impulsi i natyrshëm është të mendohet se për t’i zvogëluar këto vrasje, qeveria duhet të marrë masa kundër armëmbajtjes.

Por studimet e shumta sociologjike mbi efektin e ligjeve kundër armëve tregojnë të kundërtën. Pikërisht shtetet të cilat imponojnë masa të rrepta kundër armëmbajtjes përballen me nivele më të larta të krimit.

Ekonomisti amerikan John R. Lott është studiues i famshëm i ligjeve kundër armëmbajtjes. Në librin e tij “Më shumë armë, më pak krim”, Lott përmbledhë dëshmitë nga hulumtimet 29-vjeçare dhe vjen në përfundim se lejimi i të rriturve të mbajnë armë të fshehura e zvogëlon dukshëm krimin në ShBA.

Këto konkluzione i mbështetë edhe ekonomisti Thomas Sowell, i cili shkruan që faktet tregojnë se shtetet në ShBA me kontroll më të rreptë të armëve, si Washington D.C. dhe Chicago, përballen me nivele më të larta të krimit. “Për vendin si tërësi, armëmbajtja e revoleve u dyfishua në fundin e shekullit të 20-të, kurse shkalla e vrasjeve u zvogëlua”, shkruan Sowell.

Logjika që shpjegon këto dëshmi empirike është e thjeshtë: ligjet kundër armëmbajtjes bëjnë pak për t’i çarmatosur kriminelët, por kanë shumë efekt kundër personave të pafajshëm. Rrjedhimisht, kriminelët mbesin të armatosur si më parë, pasi që edhe ashtu nuk i binden ligjit, kurse personat që respektojnë ligjin privohen nga mjetet per t’u mbrojtur.

Ky efekt joproporcional vetëm sa i vë kriminelët në një pozitë më dominante dhe i inkurajon të veprojnë dhunshëm kundër personave të pafajshëm.

Nuk është habi pra që kriminelët mendohen dy herë para se t’i kërcënohen personave të armatosur por nuk hezitojnë t’i drejtohen atyre qëqeveria i ka privurar nga mjetet për t’u mbrojtur.

Në ShBA, tema e armëmbajtjes ngjallë debat tepër të zjarrtë në mes progresivëve që janë në favor të ligjeve kundër armëmbajtjes dhe konservatorëve që besojnë se armëmbajtja është e drejtë kushtetuese e garantuar nga Amendamenti i Dytë.

Jashtë ShBA-ve dëshmitë mbesin të njëjtat. Vendet që kanë ligje të ashpra kundër armëmbajtjes, si Rusia, Brazili, Meksika, e madje edhe Britania e Madhe (pas viteve ’90-të), përballen me nivele më të larta të vrasjeve.

Në anën tjetër, vendet si Zvicra, ku armëmbajtja jo vetëm që lejohet por edhe inkurajohet nga shteti, kanë nivele më të ulëta të krimit. E njëjta vlen për Izraelin, Zelandën e Re, dhe Finlandën.
Por mos janë mashtruar vallë hulumtuesit nga fakti që vendet si Zvicra kanë nivele të uëta të krimit për shkak se janë të zhvilluara?

Dëshmitë tregojnë se jo. Serbia ka shkallën e dytë më të madhe të armëmbajtjes për 100 banorë në botë pas ShBA-ve, kurse ka shkallë më të ulët të vrasjeve edhe se sa vendet e zhvilluara si Kanada e Belgjika.

Neni 11 në Ligjin për Armët në Kosovë në mënyrë të qartë shkruan që personat fizik nuk mund të mbajnë armë për vetëmbrojtje. Neni 9 i rregullorës për Armëmbajtje e ndalon përdorimin e armëve në hapësira publike, pikërisht ku shumica dërrmuese e sulmeve ndodhin.

Disa kushte minimale për armëmbajtje si testet psiqike, testet e të pamurit, si dhe regjistrimi i armëve janë të arsyeshme. Por nenet kufizuese si këto duhet të shmangen në mënyrë që qytetarët që i binden ligjit të armatosen dhe trajnohen.

Në vendet si Kosova me polici në zhvillim e sipër, askush nuk mund ta vë sigurinë personale në duart e paafta të qeverisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s