Pasojat e zgjedhjeve në Amerikë për Kosovën

Ky artikull është botuar fillimisht në Sbunker me 11 mars 2016

Një gjë që e bën Amerikën të jashtëzakonshme është ndikimi i përhapur i zgjedhjeve të saj presidenciale. Si superfuqi ekonomike dhe ushtarake me mbi 800 baza anembanë globit, zgjedhjet amerikane kanë aq shumë pasoja për botën saqë është pothuajse e padrejtë që vetëm amerikanët votojnë në to.

Lidhshmëria politike e Kosovës me Amerikën është njëri prej shembujve më të spikatur të këtij ndikimi. Fati i kosovarit të zakonshëm do të përcaktohet më shumë nga ai që zgjidhet President në Amerikë sesa nga posti më i lartë politik në vend. Nëse si kosovarë nuk mund të votojmë në këto zgjedhje, së paku të mendojmë për pasojat e tyre tek ne dhe ta dimë se çka të presim. Continue reading “Pasojat e zgjedhjeve në Amerikë për Kosovën”

Problemi real i Shqipërisë

Ndonëse me siguri askush nuk është veçanërisht i frymëzuar nga realiteti i përditshëm i Shteteve Shqiptare, ky realitet duhet t’ju duket fare dëshpërues etatistëve patriotë. Ndonëse me dëshirë të mirë për ta parë Shqipërinë një vend të zhvilluar, apo së paku në zhvillim të shpejtë, ata megjithatë drejtohen nga besimi i patundur tek shteti ideal (por asnjëherë tek shteti  siç ekziston në realitet), dhe me siguri që u rëndojnë më shumë se kujtdo tjetër dështimet e përditshme të shteti tonë të dashur.

Fundja, a nuk miratohet vit pas viti, dhe pavarësisht kahut ideologjik të shumicës së ditës, buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë, qoftë nga niveli i shpenzimeve, qoftë nga niveli i të hyrave? A nuk po futet shteti çdo ditë e më nëpër çdo fushë të përfytyrueshme, ku me sa duket nuk mund të tolerohet më dora e lirë e tregut, por duhet me domosdo të na drejtojë vullneti i ndritur i ndonjë burokrati nëpër aksh drejtori në Tiranë? A nuk po behët çdo ditë e më e qartë që edhe aty ku, sot për sot e veçse për mungesë mundësisht financiare dhe organizative, shteti nuk ndërhyn dot, do vijë së shpejtë dita e “shtetëzimit” de fakto? Sapo heqim shikim një çast, a nuk shtohen si me magji qindra e mijëra faqe legjislacion të ri, s’do mend në përputhje të plotë me Acquis Communautaire? A nuk kthehen përvit në Shqipëri, disa me dëshirë e të tjerë të detyruar nga rrethanat, mijëra të rinj të arsimuar jashtë shtetit që orvaten të përfshihen në radhët e organeve shtetërore?

E megjithatë, Shqipëria nuk po duket se ecën më shpejt në rrugën drejt konvergjencës së shumëpritur me Perëndimin. Madje.

Continue reading “Problemi real i Shqipërisë”

Mbi ndërtimin privat të rrugëve

1
Çdo gjë do marrë kuptim në kohën e duhur

Le ta mbyllim treshen (1, 2) e  postimeve të fundit mbi transportin rrugor duke shtuar dy fjalë mbi rrugët private. Teksa cekëm vështirësitë jo të vogla në të cilat do haste në praktikë privatizimi i plotë i sistemit tonë rrugor, vështirësi të cilat na shtyjnë të kërkojmë alternativa publike por sërish më efektive se meseleja e sotme, nuk u ndalëm në detaje mbi këto vështirësi.

Shkurtimisht, ekzistojnë dy probleme tejet të mëdha që ndërtimi dhe operimi i sistemit rrugor do paraqiste për një shoqëri private.

Continue reading “Mbi ndërtimin privat të rrugëve”