135.87

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sot euroja këmbehet mesatarisht me 135.87 Lek, ndërkohë që në 15 Qershor ende këmbehej me 138 Lek, dhe si sot para një viti me 139.44 Lek (kuotë rreth së cilës autori juaj i dashur u gënjye që do qëndronte gjatë). Duke pasur parasysh që vetë Eurozona po vuan prej kohësh nga një mangësi e qartë qarkullimi monetar e megjithatë Leku lejohet të forcohet prej një viti ndaj euros, nuk duhet të çuditen fare as BSh-ja e as FMN-ja që ekonomia shqiptare vijon të vuajë problemet tipike të mungesës së ofertës monetare, kreditë me probleme rriten dhe kreditimi bie. Nuk rezultoi me ndonjë sukses të madh grushti i parë shqiptar i shtetit në shekullin e ri.

Një shembull i rëndomtë i arbitraritetit të pushtetit bashkëkohor

1.jpg

 

Para pak ditësh edhe autorit tuaj të dashur i erdhi radha për të kaluar automjetin nëpër ritualin vjetor të kontrollit të detyrueshëm teknik. Ndonëse prova u kalua me sukses, çka me jep të drejtën të përdor mjetin tim edhe për një vit, mendoni panikun që më ngërtheu kur lexova lajmin pas së cilit qeveria kishte shtrënguar standardet e emetimit të grimcave në të tillë masë që mendohet që deri dhe 80% e automjeteve që sot qarkullojë në Shqipëri nuk do ta kalonin dot kontrollin teknik.

2.jpg

Continue reading “Një shembull i rëndomtë i arbitraritetit të pushtetit bashkëkohor”