Llogaridhënia në një sistem demokratik

Ndonëse thuhet shpesh që një qeveri e zgjedhur me metoda demokratike duhet tu japë llogari qytetarëve të cilët e kanë zgjedhur, ky parim duhet detajuar më tej.

Zinxhiri i drejtë i llogaridhënies nën një sistem demokratik është i tillë: shumica qeverisëse i jep llogari qytetarëve që e kanë votuar, ndërsa këta të fundit japin llogari tek qytetarët që votuan për forca të tjera politike (pas logjikës demokratike, ata që nuk votojnë nuk kanë të drejtë të ankohen apo kërkojnë llogari fare).

Është në fakt qesharake që një votues i djathtë ti kërkojë llogari një qeverie të majtë (ose anasjelltas) sepse ndërmori reforma që bien ndesh me parimet e tij të djathta, reforma pasojat e së cilave ai ndofta i kish parashikuar me kohë. Ky qytetar mund veçse ti kërkojë llogari të njohurit të tij që votoi pro shumicës. Le të shqetësohet ky i fundit nëse qeveria e zgjedhur personalisht prej tij po përmbush premtimet e dhëna.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s