Kur faktet ndryshojnë

Economist John Maynard Keynes

Një herë dikush e kishte përqeshur ekonomistin e famshëm John Maynard Keynes sepse kishte ndryshuar mendje në një çështje. Keynes i ishte përgjigjur: “Kur ndryshojnë faktet, unë e ndryshoj qëndrimin. Çfarë bëni ju, zotëri?”

Reagimi i Keynesit vë në pah mundësinë që, edhe nëse ideologjia mbetet e njëjtë, faktet mbi të cilat ndërtohen premisat e saj mund të ndryshojnë. Një senator mund të jetë në favor të kufijve të hapur deri në momentin që e sheh se faktet kanë ndryshuar dhe tani (për shembull) imigrantët paraqesin rrezik të shtuar për sigurinë kombëtare.

Për më tepër, nuk është gjithmonë e mundur të zgjedhet vetëm ajo që është ideologjikisht ideale. Shembull, nëse një senator është ideologjikisht në favor të shkurtimeve buxhetore por dhe për sigurinë kombëtare, ai duhet ta sakrifikojë njëren kur para tij vendoset një ligj që nuk i bën dyjat.

Edhe në jetë të përditshme individët mund të zgjedhin vetëm në mes të opsioneve që ekzistojnë para tyre duke e gjykuar se cili i përputhet më së miri preferencave. Me fjalë më të thjeshta: ata duhet të zgjedhin të keqën më të vogël brenda mundësive.

Një situatë e tillë është krijuar sot në Kosovë në lidhje me ligjin për demarkacionin me Malin e Zi. Derisa në të kaluaren përkrahja për ligjin ishte e ulët, ekzistuan opsioni i votimit apo i refuzimit.

Por meqë në javët e fundit është krijuar një konsensus për votimin e tij në mes të pothuajse gjitha partive shqiptare, faktet kanë ndryshuar dhe opsioni i refuzimit nuk është më i mundur. Demarkacioni do të kalojë; vetëm se forma nuk është ende e qartë.

Tani para deputetëve të Kuvendit janë vetëm dy mundësi: 1) votimi me vota shqiptare, përfshirë ato të partisë së vetme shqiptare që e kundërshton (Vetëvendosje!), apo 2) votimi me vota të Listës Serbe.

Lista Serbe është parti e krijuar dhe dirigjuar nga Beogradi, qëllimi i së cilës është hendikepimi, sabotimi dhe shantazhimi i shtetit të Kosovës. Opsioni 2 nënkupton që Listës Serbe, dhe rrjedhimisht Beogradit, t’i bëhen favore të mëdha në dëm të vendit. Kurse opsioni 1, pavarsisht meritave apo dëmeve të demarkacionit, nënkupton që së paku dëme tjera mos t’i shtohen vendit.

Në një situatë të tillë, është e qartë se si duhet të veprojë një individ inteligjent dhe racional. Ai/ajo duhet të zgjedhë të keqën më të vogël në përputhje me ndryshimin e fakteve.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s