Infrastruktura kritike, pjesë e sigurisë kombëtare

Kujtim Dobruna & Bardhyl Salihu

Kur në vitin 2001 Telekomi Gjerman po blinte operatorin amerikan VoiceStream, politikanë të djathtë e të majtë të Amerikës, ekspertë të lëmit të telekomunikimit e të sigurisë dolën haptas kundër këtij transaksioni. Ata shihnin rrezik serioz për sigurinë kombëtare nëse një ndërmarrje aq e rëndësishme vendore e telekomunikimit do të kalonte në duart e një shteti tjetërani pse Gjermania është një shtet mik.

Sot, kur ndërmarrjet kineze po shtrijnë teknologjinë dhe investimet në Perëndim, qeveritë në këto vende, për arsye të njëjta, po planifikojnë masa për të ndaluar investimet e tilla.

Këto ngjarje i kujtojmë sot kur Telekomi i Serbisë po përflitet si kandidati kryesor për të blerë IPKO-n në Kosovë. I njëjti, ka kohë që provon të fusë hundët në infrastrukturën kritike shqiptare. Vite më parë ai kishte provuar të blejëpa suksesTelekomin Shqiptar.

Qeveria e Kosovës duhet të jetë syçelë e të mos lejojë këtë transaksion, i cili do të dëmtonte seriozisht privatësinë e qytetarëve të vendit dhe sigurinë kombëtare. Duhet ditur se Telekom Serbia është pronë e shtetit serb, i cili përmes këtij transaksioni do të fitonte qasje në komunikimet private (në telefon e internet) të më se 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës, qofshin ata persona fizikë apo institucione private, shtetërore e të sigurisë. Çfarëdo kritike ndërkombëtare e kësaj ndalese mund të adresohet me shembujt e sipërm.

Përveç fushës së telekomunikacionit, Kuvendi duhet të krijojë kornizë të përshtatshme ligjore për të ndaluar çfarëdo blerje a investimi nga ndërmarrje me kapital a prapavi shtetërore, në çfarëdo fushe tjetër të ekonomisë, nëse cenohet siguria kombëtare.

Që qytetarët e Kosovës të marrin shërbimin më të mirë me çmimet më të volitshme, i gjithë tregu i telekomunikacionit duhet ti hapet konkurrencës së lirë. Rregullat aktuale burokratike dhe procedurat e licencimit e kanë penguar dhe dëmtuar hyrjen në treg të konkurrentëve të rinj nëpërmes investimeve të huaja dhe vendore dhe e kanë krijuar një kuazi-monopol i cili dominohet nga vetëm dy ndërmarrje (Vala & IPKO), të dyja me probleme financiare. Ky shtrembërim i tregut e ka përcaktuar varësinë e qytetarëve në këto dy ndërmarrje duke i thelluar problemet nëse qeveria vendosë të ndalojë investimin e Telekomit Serb e IPKO shuhet si kompani.

Për më tepër, procedurat e licencimit deri tani kanë shërbyer vetëm si mundësi të përshtatshme për afera korruptive sepse i kanë lënë vendimet e konsumatorëve në duart e burokratëve shtetëror. Përcaktimi i brezave të komunikimit mund të bëhet në formë kadastrale duke i caktuar ato si tituj pronësorë. Në rastin e telekomunikacionit, licencimi nuk është në interesin publik sepse konsumatorët janë të aftë të vlerësojnë vetvetiu se cilat shërbime i preferojnë për nga cilësia dhe çmimi—kur ka konkurrencë të lirë në mes ofertuesve.

Këto dy veprime janë të domosdoshme prandaj që të mbrohen siguria kombëtare dhe shërbimet e telekomunikacionit.

17 pikëpyetje rreth Reformës në Drejtësi

Më poshtë do përpiqem të cek pak pika të cilat lënë hapësirë për debat rreth së famshmes Reformë në Drejtësi, hapat e para të së cilës u miratuan para pak javësh me ndryshimin e radhës të Kushtetutës. Do përpiqem maksimalisht të shmang konstatime tepër të vlefshme që janë bërë rëndom nga opinionistët e komentatorët shqiptarë, të cilët çuditërisht udhëhoqën një debat të kthjellët e realist mbi mbarë procesin, debat shumë më i mirëpritur së ofensiva e çuditshme propagandistike e ambasadorëve Amerikanë dhe të Bashkimit Europian.

Sidoqoftë, të paqarta autorit tuaj të dashur i mbeten pikat e mëposhtme,

Continue reading “17 pikëpyetje rreth Reformës në Drejtësi”

Pasojat e zgjedhjeve në Amerikë për Kosovën

Ky artikull është botuar fillimisht në Sbunker me 11 mars 2016

Një gjë që e bën Amerikën të jashtëzakonshme është ndikimi i përhapur i zgjedhjeve të saj presidenciale. Si superfuqi ekonomike dhe ushtarake me mbi 800 baza anembanë globit, zgjedhjet amerikane kanë aq shumë pasoja për botën saqë është pothuajse e padrejtë që vetëm amerikanët votojnë në to.

Lidhshmëria politike e Kosovës me Amerikën është njëri prej shembujve më të spikatur të këtij ndikimi. Fati i kosovarit të zakonshëm do të përcaktohet më shumë nga ai që zgjidhet President në Amerikë sesa nga posti më i lartë politik në vend. Nëse si kosovarë nuk mund të votojmë në këto zgjedhje, së paku të mendojmë për pasojat e tyre tek ne dhe ta dimë se çka të presim. Continue reading “Pasojat e zgjedhjeve në Amerikë për Kosovën”

Rasti i Tajvanit: Pse mirëqenia nuk varet nga njohjet

Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka qenë thuajse e tërbuar pas konsolidimit të shtetësisë me njohje ndërkombëtare. Nuk është çudi që “politika e jashtme” është tkurrur gati në funksionin e vetëm të shtimit të kësaj liste. Edhe marrëveshja e mirëpritur e MSA-së u kritikua për faktin që BE-ja nuk e gjykon statusin e shtetësisë së Kosovës.

Njohjet janë shumë të rëndësishme dhe të mirëseardhura dhe sa më shumë aq më mirë. Por në Kosovë kjo është shndërruar në obsesion i cili e ka larguar vëmendjen prej asaj që është edhe më e rëndësishme: vet mirëqenia e qytetarëve të Kosovës.

Continue reading “Rasti i Tajvanit: Pse mirëqenia nuk varet nga njohjet”

Natural Beauty Held Back by Poor Rule of Law

Originally published on Mises Canada (September 17, 2014)

Albania is a beautiful country. It made it in The Guardian’s list of 20 best bargain beach holidays in 2013 and Land Rover chose its rough and rugged Accursed Mountains to display the prowess of their new Discovery model. Some of its southern sand and shingle beaches are even reminiscent of Caribbean blue seas. In 2014 New York Times ranked Albania fourth among 52 destinations to be visited. But despite boasting one of nature’s most beautiful places in Europe for summer tourism, the country still lags behind other European destinations with its undeveloped infrastructure. Continue reading “Natural Beauty Held Back by Poor Rule of Law”

Një tragjedi shqiptare

Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Pse festohet 29 nëntori në Tiranë si ditë e “çlirimit” nga pushtimi nazist? Gjermanët u larguan nga Shqiperia jo sepse u mundën nga komunistët, por sepse në përpjekje për t’u mbrojtur nga sulmet Aleate në Gjermani prezenca e tyre kërkohej atje. Vështirë të quhet “çlirim” tërheqja vullnetare e një superfuqie ushtarake të kohës. Continue reading “Një tragjedi shqiptare”

Faleminderit, “mik”

Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Bardhyl Salihu

Një ndër veprat kryesore të psikoanalistit Carl Jung ishte analiza e një fenomeni psikologjik të shfaqur tek gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Jung e futi në diskursin intelektual termin “faji kolektiv” (Kollektivschuld) për ta përshkruar fajin të cilin e ndjenin gjermanët për krimet e kryera nga bashkëkombësit e tyre. Continue reading “Faleminderit, “mik””

Liria ekonomike, parakusht për mirëqenie

Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Bardhyl Salihu

Dëshmitë empirike tregojnë edhe një herë që liria ekonomike mbetet parakusht për mirëqenie. Sipas raportit vjetor 2014 të Institutit Fraser Liria Ekonomike e Botës, vendet në kuartalin e parë me më së shumti liri ekonomike kanë pasur të ardhura për kokë banori $39,899 në 2012. Kjo vlerë në vendet me më së paku liri ekonomike ka qenë vetëm $6,253. Continue reading “Liria ekonomike, parakusht për mirëqenie”

Si do votoja në referendumin e së Dielës në Greqi

Etjon Basha 1 Qeveria e majtë greke nuk ka arritur dot një marrëveshje të kënaqshme (së paku për të) për mbi rifinancimin e një pjese të borxhit të vendit e kështu ka hedhur në referendum propozimin e partnerëve ndërkombëtarë mbi marrjen e një sërë masash shtrënguese në këmbim të rinegocimit të këstit të rradhës. Që në çastin e shpalljes gjithkush e kuptoi që realisht referendumi do jetë mbi qëndrimin apo jo të Greqisë në eurozonë, pasi në pamundësi për të arritur ndonjë marrëveshje me kreditorët, e vetmja rrugë e hapur për Grekët do jetë rikthimi i një monedhe vendase në qarkullim, monedhë e cila do mundet të prodhohet në ato sasi sa duhen për të shlyer borxhin. Sot për sot sondazhet janë të paqarta, me të dy mundësitë që dalin në krye të tjetrës nga çasti në çast. Sikur autori juaj i dashur të qe qytetar grek dhe sikur ta vriste mendjen ndonjë fije për fqinjët tanë të dashur jugorë, në referendum do votonte “jo”, pra pro daljes efektive të vendit nga eurozona.

Continue reading “Si do votoja në referendumin e së Dielës në Greqi”

Kufijtë e politikës tatimore

Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Bardhyl Salihu

Qeveria duhet të përgëzohet për një pjesë të reformave tatimore që janë pozitive. Por për t’i rritur të hyrat, ajo është dashur ta ndjekë Kurbën e Laferit dhe t’i zvogëlojë normat e tatimit anembanë.

Qeveria e Kosovës e ndryshoi normën e TVSh-së pas gjashtë vjetëve në përpjekje për t’u dhënë kahje zhvillimeve ekonomike në vend. Efektet e këtyre ndryshimeve janë të përziera. Continue reading “Kufijtë e politikës tatimore”