Si do votoja në referendumin e së Dielës në Greqi

Etjon Basha 1 Qeveria e majtë greke nuk ka arritur dot një marrëveshje të kënaqshme (së paku për të) për mbi rifinancimin e një pjese të borxhit të vendit e kështu ka hedhur në referendum propozimin e partnerëve ndërkombëtarë mbi marrjen e një sërë masash shtrënguese në këmbim të rinegocimit të këstit të rradhës. Që në çastin e shpalljes gjithkush e kuptoi që realisht referendumi do jetë mbi qëndrimin apo jo të Greqisë në eurozonë, pasi në pamundësi për të arritur ndonjë marrëveshje me kreditorët, e vetmja rrugë e hapur për Grekët do jetë rikthimi i një monedhe vendase në qarkullim, monedhë e cila do mundet të prodhohet në ato sasi sa duhen për të shlyer borxhin. Sot për sot sondazhet janë të paqarta, me të dy mundësitë që dalin në krye të tjetrës nga çasti në çast. Sikur autori juaj i dashur të qe qytetar grek dhe sikur ta vriste mendjen ndonjë fije për fqinjët tanë të dashur jugorë, në referendum do votonte “jo”, pra pro daljes efektive të vendit nga eurozona.

Continue reading “Si do votoja në referendumin e së Dielës në Greqi”

Kufijtë e politikës tatimore

Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Bardhyl Salihu

Qeveria duhet të përgëzohet për një pjesë të reformave tatimore që janë pozitive. Por për t’i rritur të hyrat, ajo është dashur ta ndjekë Kurbën e Laferit dhe t’i zvogëlojë normat e tatimit anembanë.

Qeveria e Kosovës e ndryshoi normën e TVSh-së pas gjashtë vjetëve në përpjekje për t’u dhënë kahje zhvillimeve ekonomike në vend. Efektet e këtyre ndryshimeve janë të përziera. Continue reading “Kufijtë e politikës tatimore”

Në mbrojtje të së drejtës për të mbajtur armë

Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Bardhyl Salihu

Rastet e fundit të vrasjeve në Kosovë na kanë përkujtuar se sa e tendosur mbetet situata e sigurisë në vend. Impulsi i natyrshëm është të mendohet se për t’i zvogëluar këto vrasje, qeveria duhet të marrë masa kundër armëmbajtjes.

Por studimet e shumta sociologjike mbi efektin e ligjeve kundër armëve tregojnë të kundërtën. Pikërisht shtetet të cilat imponojnë masa të rrepta kundër armëmbajtjes përballen me nivele më të larta të krimit. Continue reading “Në mbrojtje të së drejtës për të mbajtur armë”

Dy keqkuptime për modelin skandinav

Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Bardhyl Salihu

Shpesh kur në Kosovë diskutohet për modele ekonomike, vendet Skandinave përmenden si shembuj që duhen ndjekur për shkak se shteti social i tyre konsiderohet superior ndaj tregut të lirë dhe kapitalizmit.

Për mendimin tim, këtu fshihen dy keqkuptime. Keqkuptimi i parë është supozimi që modeli Skandinav është kryekëput socialist, kur në fakt ai dominohet nga elementet kapitaliste.

Keqkuptimi i dytë është supozimi që shteti social në Skandinavi ka qenë dhe është i suksesshëm. Continue reading “Dy keqkuptime për modelin skandinav”

Një vështrim kundër BE-së së mitizuar

Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë

Bardhyl Salihu

Mbështetja e fuqishme popullore për anëtarësimin e Kosovës në BE rrallë herë është shoqëruar me ndonjë analizë të kostove dhe përfitimeve. Kjo i ka lënë hapesirë krijimit të përshtypjes në opinionin publik që anëtaresimi në BE është shërim univerzal për të gjitha problemet socio-ekonomike. Continue reading “Një vështrim kundër BE-së së mitizuar”

Rrugëdalja nga ngërçi i kreditimit

Etjon Basha

1

Që Shqipëria po vuan, mes të tjerash, edhe nga një problem serioz monetar në këto vite është vënë re nga çdo ekspert i fushës. Në kuadrin e përgjithshëm të mendimin Kejsianist që ende ngërthen shumicën e profesionit në Perëndim dhe Shqipëri, diagnoza e shumëkujt përqendrohet tek teoria e “ngërçit të kreditimit”. Kjo qe edhe diagnoza e ofruar në një debat interesant televiziv të transmetuar së fundmi, ku ekspertë të financave debatuan mbi mënyrat se si mundet ekonomia shqiptare të shpëtojë nga ky ngërç ku qenka futur.

Fatkeqësisht nga kjo diagnozë (e cila në vetvete nuk është e gabuar) nuk ka se si të nxjerrim zgjidhjet e duhura për ekonominë shqiptare. Ç‘është pra ngërçi i kreditimit dhe pse nuk qenka problemi kryesor monetar në Shqipëri?

Mezi po pres ta marr vesh dhe unë
Mezi po pres ta marr vesh dhe unë

Continue reading “Rrugëdalja nga ngërçi i kreditimit”

Mbi “krizën” e emigrimit

Etjon Basha

1

Rinisja e vrullshme e emigracionit masiv prej trojeve shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Evropian ka lënë shumëkënd të habitur. A nuk i kishin lënë pas shqiptarët pamjet e kampeve të azilantëve e të turmave të dëshpëruara? Ç’qe kjo e mirë në 2015-ën? Ç’i shtyn mijëra e mijëra qytetarë të lënë pas gjithshka kanë e të provojnë fatin në Perëndim ku autoritetet i sigurojnë që nuk kanë për të qëndruar dot?

Le të përpiqemi të analizojmë këtu faktorët ndikues në këto zhvillime. Ndofta do mund të shohim që ky fluks nuk është ndonjë e zezë e madhe dhe e beftë që i ra për pjesë shqiptarëve, por një përgjigje tejet racionale ndaj rrethanave të krijuara në Shqipëri e Dardani.

Continue reading “Mbi “krizën” e emigrimit”

The commercial case for corporate social responsibility

Bardhyl Salihu

Corporate social responsibility (CSR) is the rather loose notion that companies have some sort of obligations towards society, beyond pursuing profits, upholding the law, or respecting agreements.

The adoption of CSR by companies as a concept has seen a surge in recent years. 72 percent of S&P 500 companies had reported on it in 2014. This number may seem unimpressive, but only fewer than 20 percent had done so three years before. The proportion on a global scale is even higher: of the world’s largest 250 companies, a staggering 93 percent publish annual reports. Continue reading “The commercial case for corporate social responsibility”

Debat mbi Formalizmin

Etjon Basha

Rikthehen në veprim armiqtë e përbetuar, Mikroborgjezi dhe Qytetari i Angazhuar, këtë herë për të diskutuar, në vazhdën e postimeve mbi Kompromisin e Madh, konceptin e shtetit formalist të propozuar nga blogeri Mencius Moldbug.

2

Qytetari i angazhuar: duke u hallakatur neper blogje e saite, siç e kam dhe zakon, hasa një fenomen fort të çuditshëm që po i ndodh lëvizjes liberale në ShBA.

Mikroborgjezi: ndihem i prekur nga shqetësimi juaj për lëvizjen tonë.

Qytetari i angazhuar: në fakt duhet të ndiheni i shqetësuar, pasi duket që një pjesë jo e vogël e liberalëve të frymës anarkiste e kanë lënë mënjanë ideologjinë tuaj për t’iu bashkangjitur të ashtuquajturës lëvizje formaliste, apo neo-reaksionare, apo kameraliste, apo ruajaliste, sipas hënës.

Mikroborgjezi: ah po, i famshmi Mencius Moldbug me teoritë e tij interesante dhe postimet disa-faqëshe. Shumë kohë ju merrka puna në shtet sa kohë paskeni mundësi të lexoni kaq shumë.

Qytetari i angazhuar: jam i sigurt që ju përkundër nuk keni as një çast të lirë në punën tuaj private, ndonëse dhe ju e paskeni lexuar blogun. Nejse, përtej kënaqësisë që ndjej kur shosh sesi ideologjia juaj e pakët në ndjekës thërrmohet edhe më shumë, më duhet të pranoj që nuk e kam shumë të qartë teorinë e shtetit formalist.

Mikroborgjezi: nuk është shumë e vështirë, në fakt. Formalizmi është parimi i formalizimit, pra të pranimit hapur të asaj që ekziston në praktikë.

Continue reading “Debat mbi Formalizmin”

Çmimi i energjisë dhe tatimi progresiv

Etjon Basha

1

Pas një maratone të gjatë debatesh, më në fund u miratua skema e re e tarifimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pas së cilës çmimi do unifikohet në një fashë të ndërmjetme mes dy çmimeve që ngarkoheshin më parë (për konsumin deri në 300kW e për pjesën mbi ketë konsum).

Qeveria shqiptare ka qenë e palëkundur dhe e bindur në mbrojtjen e kësaj reforme, duke sjellë shumë argumente se përse një çmim unik është shumë i parapëlqyer ndaj një çmimi të shkallëzuar. Mes të tjerash, atyre që argumentonin që struktura e vjetër qe ndërtuar për ti ardhur në ndihmë familjeve me të ardhura të kufizuara, duke ngarkuar një çmim më të ulët për konsumin “thelbësor”, Qeveria u kundërpërgjigjej që skema ishte kthyer në mënyrë abuzimi e nuk ndihmonte aspak familjet e varfra, por mundësonte bizneset apo përdoruesit e tjerë të mëdhenj të ulnin faturimi me lloj-lloj manovrash.

Më tej, argumentohet që çmimi i ri do nënkuptojë që vetëm rreth 35% e familjeve Shqiptare do paguajnë më shumë për energjinë, ndërsa pjesa tjetër do paguajë po aq ose edhe më pak në krahasim me çmimin e shkallëzuar (ajo që harrohet të përmendët është që pikërisht 35%-i më i varfër do paguajë më shumë).

Ajo që nuk i paska shkuar ndër mend askujt deri më sot është që mbarë debati nuk është veçse një pasqyrimi saktë i debatit të vjetshëm mbi taksën e progresive, por me palët në kahe të kundërta!

2

Continue reading “Çmimi i energjisë dhe tatimi progresiv”