Kuptimi i Statusit të Vendit Kandidat

Etjon Basha

Tani që kam vëmendjen tuaj...
Tani që kam vëmendjen tuaj…

 

Më në fund, duket se një tjetër etapë në rrugën e gjatë të Shqipërisë deri në integrimin e potë në Bashkimin Evropian u kalua, ma marrjen e statusit tashmë famëkeq (1,2) të vendit kandidat. Padyshim që sot do dëgjomë nga shumëkush që, për punë 10-15 vitesh më së shumti, edhe në do i bashkohemi “familjes europiane”. Kosova nuk do mund të vonojë shumë më tepër.

Opinioni ynë në lidhje më BE-në dhe anëtarësimin e Trevave Shqiptare në të ka mbetur i pandryshuar që prej postimeve të para në këtë blog katër vite më parë: prej fillimeve të tij relativisht liberale, Bashkimi Evropian ka evoluar drejt një marrëveshje vigane për kartelizimin e njëkohshëm të mijëra tregjeve. Me anë të harmonizimit fiskal dhe ligjor, BE-ja minimizon përparësitë e tregut të përbashkët evropian, mbi themelet e të cilit ajo ngrihet. Duke ngulur këmbë në standarde arbitrare dhe unitare të cilësisë së produkteve, Brukseli i dorëzon 505 Milionë konsumatorë në duart e pak shoqërive të mbrojtura nga konkurrenca. Duke nxitur korporatiziminin e prodhimit dhe të punës, Brukseli agregon në mënyrë artificiale mijëra e mijëra marrëveshje të lira tregu në pak super-kontrata vigane pune, duke lënë jo pak punëkërkues pa punë, e jo më pak punëdhënës pa prodhim. Duke ngritur barriera të larta tregtare me botën, BE-ja çimenton statusin a saj si një bastion proteksionizmi. Duke ndërprerë arbitrarisht konkurrencën e dhjetëra valutave kombëtare për të ngritur një super-valutë unike, gjysma e kontinentit dërgohet në krizë.

Continue reading “Kuptimi i Statusit të Vendit Kandidat”