Mbi sistemin rrugor

(në vazhdën e shkrimeve mbi “Kompromisin e Madh” mes liberalizmit dhe etatizmit, [1], [2], [3])

1
Kur do vijë dita?

1. Mangësitë e sistemit rrugor

Ndër mangësitë shumta të Shqipërisë është edhe gjendja tejet e dobët e infrastrukturës rrugore në vend. Jo vetëm që rrjeti rrugor është shumë më i rrallë se në perëndim, ku rëndom edhe qyteza fare të vogla lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me rrugë cilësore, por dhe aq infrastrukturë sa ekziston vuan nga cilësia e dobët e punimeve dhe mungesa e mirëmbajtjes. Edhe vepra që konsiderohen si më rendësi strategjike, të tilla si Rruga a Kombit apo segmente të tjera autostrade, nisin e valëzohen sa më shumë kalon koha.

Kostoja e një sistemi të tillë rrugor është e madhe. Qindra mijëra orët e humbura apo stresi i shkaktuar nëpër bllokime e përditshme të trafikut dhe kostoja monetare e riparimit të shpeshtë të automjeteve janë vetëm përbërësit më të dukshëm. Më pak të kuptueshme janë çmimet e rritura të produkteve në tregjet tona apo vëllimi i ulur i tregtisë së brendshme e të jashtme që vijnë si pasoja të kostos tepër të lartë të transportit brenda Shqipërisë. Më tej mund të flasim për fluksin relativisht të ulët të turizmit, qoftë dhe ditor, që pjesërisht vjen dhe nga bezdia tepër e madhe që i shkaktohet çdo qytetari perëndimor nga qarkullimi në rrugët tona. Fakti që Shqipëria mbetet vijimisht jashtë korridoreve të mëdha të tregtisë tokësore e detare ndikohet pjesërisht dhe nga gjendja e infrastrukturës sonë.

Së fundmi, në çdo rast që bie fjala tek dendësia tejet e lartë e qyteteve e lagjeve tona, me gjithë problemet në cilësinë e jetës që kjo dendësi sjell, kritikohet me të madhe mungesa e planeve rregulluese por askujt nuk i shkon ndër mend që një ndër arsyet kryesore që i detyron shqiptarët të jetojnë nëpër pallate shumë-katëshe ngjitur me njëri-tjetrin e jo nëpër shtëpi të vogla private si të Ëndrrës së famshme Amerikane (të cilat kanë kosto tejet të ulët ndërtimi), është dhe mungesa e infrastrukturës që do na lejonte te jetonin dhjetëra kilometra larg vendit të punës e sërish të qarkullonim brenda një kohe të arsyeshme. Shkurt, një ndër arsyet se përse një milion Shqiptarë janë mbledhur në një hapësirë të vogël rreth Tiranës e nuk janë shpërndarë në një mbi-qytet nga Durrësi në Elbasan, e nga Kruja në Kavajë, është edhe që rrugët tona nuk na e lejojnë të jetojmë kaq larg tregjeve të punës.

2
Kur do vijë pra!

Mund të vazhdojmë gjatë me një mijë e një mangësitë që rrjedhin drejtpërdrejtë nga gjendja mjerane e sistemit rrugor, por besoj se ideja e përgjithshme u dha.

Continue reading “Mbi sistemin rrugor”

Rasti i Tajvanit: Pse mirëqenia nuk varet nga njohjet

Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka qenë thuajse e tërbuar pas konsolidimit të shtetësisë me njohje ndërkombëtare. Nuk është çudi që “politika e jashtme” është tkurrur gati në funksionin e vetëm të shtimit të kësaj liste. Edhe marrëveshja e mirëpritur e MSA-së u kritikua për faktin që BE-ja nuk e gjykon statusin e shtetësisë së Kosovës.

Njohjet janë shumë të rëndësishme dhe të mirëseardhura dhe sa më shumë aq më mirë. Por në Kosovë kjo është shndërruar në obsesion i cili e ka larguar vëmendjen prej asaj që është edhe më e rëndësishme: vet mirëqenia e qytetarëve të Kosovës.

Continue reading “Rasti i Tajvanit: Pse mirëqenia nuk varet nga njohjet”