Nëse rregullimi financiar është kaq i mirë…

Etjon Basha

Shumë thuhet e shkruhet në mediat botërore (sepse këto tonat thjeshtë mbajnë ison) se rregullimi financiar i paplotë qe shkaktari kryesor i krizës globale financiare të 2008-ës. Pa kaluar mirë kriza, shtetet perëndimore i janë futur punës për të ‘plotësuar’ dhe ‘forcuar’ rregullimin, për të ‘mbrojtur’ sa më mirë investitorin dhe ‘ekonominë në përgjithësi’.

Fakti që në Shqipëri kriza nuk është ndjerë fare (dhe keqkuptimet mbi këtë çështje meritojnë një postim të vetin) na ka kursyer ‘reforma’ të tilla, por kërkesat e ‘partnerëve ndërkombëtarë’ nuk do vonojnë të forcojnë rregulimin financiar dhe në Shqipëri. Në Kosovë ndryshimet do ndodhin edhe më shpejtë. E pse jo, fundja a nuk duhet mbrojtur investitori? Mos duam një 97-ë të dytë?

Bardhyli ka postuar më parë (këtu dhe këtu) shkëlqyeshëm mbi problemet e rregullimit financiar, dhe unë as një presje nuk do i shtoj këtu. Dua ta shoh çështjen nga një këndvështrim tjetër.

Për ata që nuk janë shumë në brendi të rregullimit financiar në Shqipëri, ja se si funksionon në vija të përgjithshme. Dy insitutcionet kryesore rregullatore në Shqipëri janë Banka e Shqipërisë (rregullimi bankar) dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (rregullimi financiar jo-bankar), ndërkohë që në Kosovë është Banka Qëndrore ajo që mbikqyr gjithë operatorët financiarë. Të tre këto institucione janë ‘të pavarura’, pra nuk financohen nga buxhetet përkatëse por nga taksa të veçanta të paguara nga subjeketet e rregulluara. Në zbatim të ligjeve të posaçme, këto institucione analizojnë ecurinë dhe treguesit e operatorëve financiarë, dhe marrin masa aty ku gjenden shkelje të ‘rreguallave të manaxhimit të riskut’. Pretendohet që në këtë mënyrë, institucionet financiare janë më të sigurta.

Atëherë lind pyetja: nëse realisht është kështu, pse na qenka nevoja e rregullimit të detyruar? Fundja do ishte shumë më e thjeshtë si për industrinë ashtu dhe për rregullatorin (besomëni) të analizonte ecurinë e tregut dhe, për çdo bankë ose operator tjetër financiar, të botonte çdo tremujor një gradim cilësie. Pra një bankë do ishte ‘Shumë e sigurt’, ‘E sigurt’, ‘Disi e sigurt’, ‘Disi e pasigurt’, etj.

Në këtë mënyrë, sërish konsumatori do mbrohej nga insitucionet që nuk ndjekin ‘rregullat e menaxhimit të riskut’. Sigurisht që një rregullator i tillë nuk duhet të kishte fuqi as të vendoste gjoba e as të detyronte marrjen e masave të caktuara, por thjesht do vlerësonte, publikisht, sigurinë e institucionit në fjalë. Gjithashtu ato që tani janë taksa të detyrueshme, do mbeteshin kontribute vullentare që duhen paguar nëse një bankë do ti nënshtrohet kontrollit. Shkurt, rregullimi mund të kthehej në një kompani audituese, për ata që e njohin termin.

Nëse realisht rregullatori punon mirë, dhe realisht rregullimi rrit sigurinë financiare siç pretendohet, atëherë konsumatori do kërkojë të punojë vetëm me banka e kompani sigurimesh që kanë gradim të lartë, dhe këto institucione do bëjnë çmos që të përmbushin kërkesat e rregullatorit. Por nëse rregullimi nuk rrit, por (siç besojmë ne) ul sigurinë financiare, atëherë askush nuk do interesohet për gradimin e rregullatorit, dhe askush nuk do paguajë për tu kontroluar. Shkurt, rregullatori do falimentojë.

Ja pra, testi i zjarrit, testi i vetëm dhe i vërtetë i vlerës që institucionet shtetërore i druhen si dreqit: tregu. Nëse realisht beson në kompetencën e madhe të isntitucionit tënd, dhe në vlerën e rregullave që ai nxjer, atehërë nënshtroja këto pretendime tregut të lirë. Agjensi reitingu si Moody’s dhe Standard&Poor funksionojnë si ‘rregullatorë privatë’ me shumë sukses prej dekadash. Pse, atëhere, nuk mund ta bëjnë këtë institucionet prestigjoze dhe të rëndësishme (si mund të jetë ndryshe, nëse i besojmë sistemin tonë financiar?) si Banka e Shqipërisë dhe Banka Qëndrore e Kosovës?

Çdo mendonim për një shoqëri që pretendon të prodhojë qumështin më të shijshëm në botë, e sërish nuk shet dot as një shishe? Dhe nëse për qumështin kjo do mbetej një shaka nga ana e pronarit, për rregullimin financiar çështja bëhet shumë më serioze. Mbikqyrësit Financarë në Shqipëri e Kosovë kanë vetëm një mënyrë për të hequr nga vetja një herë e mirë hijen e dyshimit: testi i tregut. Nuk kemi asgjë për të humbur, dhe çdo gjë për të fituar.

6 thoughts on “Nëse rregullimi financiar është kaq i mirë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s