Evropa e së nesërmes

Etjon Basha

Asnjëri prej nesh nuk  ka pasur nderin e të qenit gjallë në gjysmën e parë të shekullit të XX kur Gjermania fitoi një pozitë aq të fortë në kontinent sa u deshën dy luftëra të përbindshme për ta ndalur dominancën e saj. Nuk duhet harruar që ato që lexojmë sot mbi ato kohë janë produkte të propagandës së fitimtarëve të dy Luftërave Botërore.

Por ja që çastin e tretë kur gjermanët po fitojnë dominancë në kontinent po e shohim me sytë tanë, dhe mund të thuhet me plotë gojën që fajin për këtë e kanë padyshim vetë evropianët e askush tjetër.

Pretendimet patetike të italianëve, spanjollëve, francezëve, portugezëve dhe – padyshim kulmi i turpit – grekëve për tu financuar ad infinitum në stilin e jetës plotësisht të subvencionuar me lekët të tjetërkujt janë dëshmia më e qartë e dekadencës morale të atij që ka qenë kontinenti më i lavdishëm në histori.

Të mos shqetësohen shumë kontinentalët, pasi do ti marrin paratë e tyre, por më së pari do tu duhet të pranojnë hegjemoninë e korporatizmit të shoqërive gjermane e të mbyllin fort kufirin ndaj importeve të huaja. Se sa gjatë do mbijetojë kjo Japoni e re 600 milionëshe që po krijohet, kjo mbetet për tu parë.

Sot për sot, mund vetëm ti përgëzojmë gjermanët mbi fitoren e çelësave të kontinentit. Ndonëse jo plotësisht për meritën e tyre, është plotësisht faji i evropianëve të tjerë që erdhi serish kjo ditë.

One thought on “Evropa e së nesërmes

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s